Lajme

Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime

Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të këtij viti, statistikat e Austrisë raportojnë për një numër rekord turistësh

Nga maji deri në korrik, Austria ka shënuar jo vetëm numër të lartë të turistëve por edhe rritje rekorde të net-qëndrimit. Të dhënat e fundit të publikuar nga Statistik Austria ka treguar se gjatë kësaj periudhe në Austri janë regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime. Sipas këtij raporti, kjo përfaqëson një rritje prej 3.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton albinfo.at.

Ky është një nivel historik i lartë që nga fillimi i regjistrimeve elektronike në vitin 1973, njoftoi të martën Statistikat e Austrisë.

Numri i mysafirëve u rrit veçanërisht ndjeshëm në korrik, duke u rritur me 9.3 përqind në 5.97 milionë, sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Statistikave të Austrisë, Manuela Lenk, në një njoftim për shtyp, përcjell albinfo.at

Mysafirët nga vendet ndërkombëtare ishin Gjermania, Holanda, Republika Çeke, Zvicra dhe Lihtenshtajni, por mysafirët austriakë gjithashtu kontribuuan në këtë rritje.

Gjatë gjysmës së parë të sezonit të verës, 29.83 milionë net- qëndrime (+4.5 për qind) u atribuohen mysafirëve ndërkombëtarë dhe 12.05 milionë net – qëndrime (+0.1 për qind) mysafirëve austriakë. Statistikisht, sezoni i verës vazhdon deri në tetor, me gushtin si muajin më të rëndësishëm.