Kosova
Ministrja e Mjedisit merr pjesë në panelin për politikat e energjisë në Vjenë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Vjenë mori pjesë në Panelin e Lartë “Politikat e Energjisë dhe Klimës pas vitit 2020” organizuar nga Komuniteti i Energjisë, në të cilën po marrin pjesë ministra nga shtetet e rajonit dhe ekspertë që kanë përgatitur dokumente të rëndësishme në fushën e ndryshimeve klimatike, shkruan Albinfo.ch.
Në njoftimin e MMPH-së, ministrja Reshitaj gjatë këtij paneli ka folur për të arriturat e Kosovës në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtëritshme duke theksuar se për të zbutur pasojat dhe për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike duhet që secili shtet të jep kontributin e vet.
“Duke marrë parasysh që ndryshimet klimatike janë problem global që rrezikon mirëqenien e tërë qytetareve të botës, edhe angazhimi dhe zgjidhjet duhet të jenë të përbashkëta. Pra secili shtet duhet ti kryej detyrat dhe përgjegjësitë që ka në këtë drejtim, në mënyrë që të përmirësojmë gjendjen e ndotjes se ajrit, andaj duhet të fokusohemi se si ne mund ta përmirësojmë atë duke e ulur përdorimin e gazrave të dëmshme, thëngjillit dhe lendeve tjera të cilat ulin kualitetin e jetës dhe që ndikojnë drejtëpërdrejtë në mirëqenien dhe jetëgjatësinë tonë“ tha nder të tjerash ministrja Reshitaj.
Po ashtu gjatë këtij forumi ministrja Reshitaj ka realizuar takime bilaterale me përfaqësues të shteteve e mekanizmave ndërkombëtar si: Komuniteti Energjetik, Agjencia Ndërkombëtare për Energji të Ripërtëritshme- IRENA, Agjencia e Mjedisit- Austri etj, nga të cilët mori përkrahje për realizimin e projekteve në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtëritshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













