Lajme
Merkel i kërkon Kroacisë të merret me konfliktet në rajon
Pas Kroacisë, ajo tashmë ka mbërritur në Beograd, ku do të përpjekje ta bind Serbinë, se duhet ta vazhdoj dialogun me Kosovën
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur në Zagreb, në fillim të vizitës së saj dyditëshe në ballkan, me ç’rast ajo do të qëndroj edhe në Serbi, raporton REL.
“Kjo vizitë vjen në kohë të rëndësishme për Kroacinë” u tha Angela Merkel gazetarëve, gjatë fluturimit të saj për në Zagreb, dhe shtoi se “do ta uroj kryeministren dhe presidentin për arritjet, siç janë 20 vjetori i pavarësisë dhe negociatat për pranim në BE”.
Mëtutje ajo u shpreh se “Kroacia, me përvojën e saj në zgjidhjen e konflikit, do të duhej të merrte pjesë në mënyrë konstruktive për përfundimin e konflikteve në rajon”.
Në këtë kuadër, ajo theksoi shembullin e vështirësive të Bosnjës, për ta formuar qeverinë qendrore dhe tensionet aktuale në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumicë serbe.
Pas Kroacisë, ajo e viziton Beogradin.
“Njëra nga detyrat e mia do të jetë ta bindi Serbinë, se duhet ta vazhdoj dialogun me Kosovën”, pat thënë të shtunën zonja Merkel, në fjalimin e saj javor.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












