Bota
Më shumë se 150 të vdekur nga vërshimet në Spanjë
Në disa zona mund të mbërrihet vetëm me helikopter për shkak të bllokimit të rrugëve nga balta, mbeturinat dhe makinat e mbledhura pirg

Ka shkuar në të paktën 158 numri i personave të vdekur pas përmbytjeve në Spanjën Lindore.
Ndërkohë që kryeministri i Spanjës u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, teksa ekipet e vijojnë kërkimet për persona të zhdukur.
Më herët Ministri i Transportit, Óscar Puente, deklaroi se ka “njerëz të vdekur nëpër makina”, duke iu referuar qindra automjeteve të vogla dhe kamionëve të bllokuar nëpër rrugë nga balta, transmeton albinfo.ch.
Në një garazh në Valencia sipas mediave lokale, ekipet e emergjencës gjetën 9 trupa të pajetë. Nuk është ende e qartë se sa janë të zhdukurit, por për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, teksa qindra ushtarë janë dislokuar në këtë zonë, një nga më të goditura nga fatkeqësia natyrore.
Në disa zona mund të mbërrihet vetëm me helikopter për shkak të bllokimit të rrugëve nga balta, mbeturinat dhe makinat e mbledhura pirg.
Mbreti Felipe VI i Spanjës paralajmëroi më herët se niveli i shkatërrimit në infrastrukturë është i madhe për rrjedhojë, disa komunitete kanë mbetur të izoluara e mbërritja atje, është më e vështirë. Ndërkohë autoritetet lokale kanë dhënë paralajmërime për informacione të rreme që qarkullojnë në internet, duke përfshirë këtu pretendimet nëse uji i çezmës së Valencias është i sigurt për t’u pirë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor