Lajme
Masakër në Fier; vret katër familjarë dhe vetën
Një vrasje makabre ka ndodhur në rajonin e Fierit në Shqipëri. Një burrë 73 vjeç ka vrarë dy vëllezërit e tij, kunatën dhe mbesën. Në fund ka vrarë edhe vetën
Vrasje e pesëfishtë ka ndodhur në fshatin Sukë të Fierit, ku një burrë 73 vjeçar ka vrarë dy vëllezërit e tij, kunatën dhe mbesën, ndërsa i ka dhënë fund jetës së tij. Kjo vrasje makabre ka shqetësuar opinionin në Shqipëri, por edhe në rajon.
Tre prej viktimave janë identifikuar si Xhemal Vrapi, Besim Vrapi dhe Bajram Vrapi 73 vjeç. Ky i fundit është i dyshuar si autori i krimit, ndërsa Policia shqiptare është në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet e detajuara.
Siç raportojnë mediet në Tiranë, i dyshuari si autor i vrasjes së pesëfishtë, ka shkuar në banesën e vëllait të tij Xhemal Vrapi, ku me një armë zjarri ka ekzekutuar atë, vëllanë tjetër Besim Vrapin, kunatën dhe mbesën 17 vjeçare.
Pas kësaj është larguar nga banesa, por i rrethuar nga policia në një arë të mbjellë me misër i ka dhënë fund edhe jetës. Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje të ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa ajo që është shqetësuese është fakti se dhuna familjare në Shqipëri është në rritje.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur në janar të këtij viti në rajonin e Korçës, ku për çështje xhelozie një burrë ka ekzekutuar katër persona, dy çift bashkëshortësh, të afërmit të vrasësit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












