Lajme
Marrëveshje për promovim të Kosovës
Qëllimi i këtij memorandum është forcimi i partneritetit në mes akterëve relevantë në Kosovë
Agjencia për Promovimin e Investimeve dhe Odës Ekonomike e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen e Mirëkuptimit për promovimin e Kosovës.
Në emër të APIK-ut, memorandumin e nënshkroi Valdrin Lluka, kryeshef i kësaj agjencie, ndërsa në emër të OEK-ut, Safet Gerxhaliu.
Qëllimi i këtij memorandum është forcimi i partneritetit në mes akterëve relevantë në Kosove, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes promovimit të vlerave që posedon Kosova, si përmirësimi i imazhit dhe të ambientit të përgjithshëm të biznesit në Kosovë, si dhe informimi dhe ngritja e atraksioneve të Kosovës tek investitorët e huaj, njofton MTI.
Kryeshefi i APIK-ut, Valdrin Lluka, ka deklaruar se një memorandum i tillë ka një rendësi të veçantë, që dëshmon në rend të parë partneritetin publik dhe privat, ku dihet se përmes këtij partneriteti dëshirojmë që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm në Kosovë.
Sipas tij, njëkohësisht ky është një memorandum që do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit tonë dhe se përmes këtij partneriteti vërtet të kontribuojmë në promovimin e Kosovës si vend atraktiv për investimet e huaja.
Ndërsa, kryetari i OEK, Safet Gerxhaliu, ka theksuar se një qasje e tillë e Agjencisë për Promovimin e Investimeve dhe Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë duhet të shërbejë si model se si avancohet partneritetit publiko-privat.
Ky partneritet, sipas tij, do të ndihmojë në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe në veçanti forcimin e sektorit privat në Kosovë, përmes forcimit te SME-ve, avancimit të sektorit prodhues, brendimit të produkteve kosovare dhe në veçanti përmes implementimit të këtij memorandum që do të na inkurajojë që të punojmë sa më shumë në shfrytëzimin e modeleve të ndryshme si në modelin e ashtuquajtur “outsourcing” për brendet dhe kompanitë e mëdha botërore. Përmes këtyre do të mund të krijohen vende të reja të punës, përmirësimit të bilancit të pagesave dhe promovimit të vlerave përmes zhvillimit ekonomik.
Qëllimi i këtij memorandumi është koordinimi mekanizmave kosovarë publiko-privat për promovimin e potencialeve të Kosovës para investitorëve të mundshëm në forma të ndryshme të kontakteve dhe organizimeve.
Kjo formë e promovimit do të ndikojë edhe në ngritjen e imazhit të Kosovës para investitorëve dhe faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












