Maqedonia
Maqedonia e mbuluar në zi: Çfarë nënkupton 7 ditë zie?!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë së zjarrit në Koçan, në të cilën humbën jetën të paktën 59 persona, ndërsa mbi 130 të tjerë janë të lënduar, nga të cilët 22 janë në gjendje kritike, shkruan albinfo.ch.
Në shtatë ditët e ardhshme nuk do të mbahen manifestime dhe ngjarje kulturore.
- Flamujt në të gjitha institucionet do të jenë në gjysmë shtize.
- Televizionet, radiot dhe të gjitha mediat publike duhet të përshtatin programin e tyre, duke transmetuar vetëm muzikë serioze.
- Ndalohen emisionet humoristike dhe programet argëtuese. Transmetimi i tyre do të shtyhet për pas përfundimit të ditëve të zisë.
- Anulohen të gjitha shfaqjet teatrore, projeksionet kinematografike dhe koncertet, si dhe të gjitha ngjarjet sportive vendase.
- Ndalohen të gjitha ngjarjet publike dhe manifestimet kulturore në pjesët e zisë.
Detajet e tragjedisë
Si pasojë e zjarrit që përfshiu diskotekën “Puls” në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa rreth 155 të tjerë janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri shpërtheu në orët e hershme të 16 marsit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike për efektet vizuale gjatë një koncerti. Viktimat janë kryesisht të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç.
Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka nisur hetimet. Deri tani 20 persona janë të dyshuar, disa prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa për disa të tjerë është kërkuar paraburgim. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që po presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe vendet fqinje dhe Bashkimi Evropian, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë Si përfaqësues i një kishe që vepron në një kontekst modern dhe multikulturor si ai zviceran,...
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Austri
-
Austri: WKÖ kërkon që bakshishet të mos llogariten më si të ardhura të tatueshme Presidenti i Dhomës Ekonomike Federale të Austrisë, Harald Mahrer, po bën thirrje për një përjashtim të...
-
Taksa turistike që do të paguani në pjesë të ndryshme të Austrisë këtë verë
-
Austria po përjeton një nga pesë pranverat më të thata në 100 vjet
-
2500 euro ose burg: Si planifikon një “land” austriak të promovojë integrimin
-
Austria parashikon 4.5 për qind deficit buxhetor në vitin 2025