Lajme
Maqedoni, viktima e dytë nga “gripi i derrit”
Viktima, sipas Klinikës Infektive, është hospitalizuar më 23 janar, në gjendje të rëndë, për shkak të ndezjes në mushkëri dhe meningitisin
Në Klinikën infektive në Shkup të hënën është regjistruar viktima e dytë që ka ndërruar jetë nga virusi H1N1 apo siç njihet në opinion si “gripi i derrit”. Sipas medieve në Shkup, viktima kaq qenë e lindur më 1951/
Nga Klinika infektive, siç raporton INA, është raportuar se viktima është hospitalizuar më 23 janar, në gjendje të rëndë, për shkak të ndezjes në mushkëri dhe megnitisin.
“Nga analizat laboratorike ka rezultuar se tek pacienti ishte izoluar virusi i gripit A(H1N1). Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 126 raste të pacientëve që kanë ankuar me virusin e gripit sezonal, por që të gjithë janë hospitalizuar në Klinikën Infektive”, thuhet në raport.
Gjatë muajit të kaluar është regjistruar viktima e parë nga virusi i ashtuquajtur si “gripi i derrit” dhe bëhej fjalë për një qytetar nga Tetova. Ky virus, siç kanë paralajmëruar infektologët nga rajoni, ka mundësi ta godet në shkallë më të madhe rajonin e Ballkanit.
Rajoni më i prekur deri më tani konsiderohet Bosnja, por nga virusi A1N1 edhe në Kosovë ka vdekur një pacient.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












