Lajme
Maqedoni, rriten shpenzimet e jetës
Sipas Entit të Statistikave, rritje janë shënuar kryesisht në shpenzimet komunale dhe derivatet
Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni tregon për rritje të shpenzimeve të jetesës për 0.2 për qind nga muaji gusht në muajin shtator, ndërsa 1.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas këtij enti, harxhimet janë shtuar kryesisht në shpenzimet komunale dhe derivatet.
Analizuar sipas grupeve kryesore, sipas konsumit, në shtator vërehet rritje e çmimeve në shëndetësi për 6,4 për qind, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera për 1,2 për qind, transport për 0,9 për qind, etj, raporton INA.
Zvogëlim të harxhimeve të jetesës është shënuar në grupet “mobile dhe orendi” për 8 për qind dhe “ushqim dhe pije alkoolike” për 0,7 për qind.
Ndryshe, Maqedonia së bashkë me Kosovën janë të parat në Evropë për numrin e të papunëve. Autoritetet në Maqedoni kanë konfirmuar se numri i qytetarëve të evidentuar si të papunë ka arritur rreth 350 mijë persona. Nga ky numër 57 për qind e të papunëve janë prej 18 deri 27 vjeç.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













