Lajme
Makolli vizitoi pikën kufitare “Dheu i Bardhë”
Vizita u bë në vazhdën e vizitave të tij nëpër pikëkalimet kufitare për të lehtësuar procedurat kufitare për mërgimtarët
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka vizituar pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në Kamenicës, ku është njoftuar për së afërmi me procedurat e hyrje – daljes së automjeteve, që në këtë kohë kryesisht janë të mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë.
Makolli ka biseduar me autoritetet policore kufitare dhe me pjesëtarë të Doganave të Kosovës, nga të cilët u informua se procedurat kufitare të automjeteve që hyjnë në Kosovë në këtë fazë janë të shpejta dhe se nuk është vërejtur ndonjë pengesë eventuale që do të mund të ndikonte në pritje të gjata të automjeteve për të hyrë në Kosovë.
Vizita e ministrit Makolli në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, u bë në vazhdën e vizitave të tij monitoruese nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës, me qëllim të krijimit të lehtësirave procedurale kufitare për mërgimtarët.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027













