Lajme
Makolli komunave: më efikasë në qasje me mërgimtarët
Ministri porosit që në rastet e procedurave të përshpejtuara për pajisje me pasaportë, për mërgimtarët të pezullohet pagesa prej 100 euro.
Me rastin e shtimit të fluksit të ardhjes së mërgimtarëve tanë në Kosovë, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, u bën edhe njëherë thirrje administratave të Kuvendeve Komunale, si dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të shtojnë kapacitetet e tyre njerëzore dhe të zgjasin orarin e punës në zyrat e dokumenteve personale.
Ministria e Diasporës beson se, autoritetet lokale dhe ato qendrore do ta kenë parasysh kohën jo të gjatë të qëndrimit të mërgimtarëve tanë në Kosovës dhe vonesat eventuale gjatë procedurave në nxjerrjen e dokumenteve, mund t’u shkaktojë atyre vështirësi në vendet ku jetojnë.
Kjo ministri vlerëson se pritjet e mërgimtarëve për t’u pajisur me dokument personal nuk mund të arsyetohen tash kur vite me radhë kjo çështje ka kërkuar një zgjidhje emergjente.
Ajo po ashtu kërkon që në rastet e procedurave të përshpejtuara për pajisje me pasaportë, për mërgimtarët të pezullohet pagesa prej 100 euro.
Ministria e Diasporës thotë se ka marrë premtime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga kryetarët e Kuvendeve Komunale se do të angazhohen në krijimin e lehtësirave dhe përshpejtimin e procedurave për pajisjen e bashkatdhetarëve tanë me dokumentacion të nevojshëm, thuhet ndër të tjera në deklaratën e nënshkruar nga ministri Ibrahim Makolli.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











