Lajme
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
Përpos figurave tjera kryesore të LDK-së, i pranishëm ishte edhe vet kryetari Lumir Abdixhiku i cili tha se Mandl i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Austri ka mbajtur një tubim me bashkatdhetarët tanë në mbështetje për eurodeputetin austriak Lukas Mandl, i cili garon edhe për një mandat në Parlamentin Evropian, shkruan albinfo.at
Përpos figurave tjera kryesore të LDK-së të cilët kishin ardhur nga Kosova në Vjenë, i pranishëm ishte edhe vet kryetari Lumir Abdixhiku i cili tha se Mandl i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash
“Lukas Mandl i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash. Ai ka punuar pa u lodhur për të promovuar integrimin tonë evropian, ka argumentuar me pasion për njohjen e sovranitetit tonë dhe ka mbështetur iniciativat që na sjellin më pranë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.
“Kam parë nga afër angazhimin e tij të palodhshëm dhe të pakomproimis për liberalizmin e vizave, për vendosjen e Kosovës në hartën evropiane, për dhënien e perspektivës sonë në një Evropë vibrante e me përplot prioritete tjera. Vendi i Kosovës ka qenë gjithmonë aty, sepse Lukas Mandl ishte i tillë”, shkroi ai.
Duke folur edhe më tej për eurodeputetin Mandl, Abdixhiku tha se ai ishte insistues, i përkushtuar, i dedikuar dhe pa kompromis kur bëhej fjalë për ne, raporton albinfo.at
“Duke parë një angazhim të tillë, duke e parë nga afër një personalitet që mes angazhimeve të shumta politike që ka, gjenë vend, motiv dhe përkushtim edhe për Kosovën tonë me miq pak, unë dhe bashkëpunëtorët e Lidhjes e kishim të pamundur të qëndronim indiferent në betejën që ai sot ka. Betejen e rizgjedhjes së tij në Parlamentin Evropian”.
“Prandaj vendosëm të bëjmë këtë tubim në Vjenë, një qytet që simbolizon një histori të pasur dhe një të tashme të gjallë, një qytet ku janë ushqyer shumë nga shpresat dhe ëndrrat tona kosovare. Dhe nga këtu, të ju ftoj për angazhim monumental për Lukas Mandl. Sepse, sërish, shtëpia nuk mbahet pa miq”, shkroi tutje kreu i LDK-së.

Më këtë rast para bashkëatdhetarëve tanë ka folur edhe kryetari i LDK-së, dega për Austri, Yll Blakaj i cili ka falënderuar deputetin austriak Lukas Mandl për punën dhe angazhimin e tij për Kosovën si dhe ka falënderuar të pranishmit dhe mërgatën tonë në Austri për mbështjen që po ia bëjnë gjatë kësaj fushate Lukas Mandl.
Në anën tjetër Lukas Mandl ka falënderuar LDK për organizimin e këtij tubimi dhe mërgatën në përgjithësi për përkrahjen që po ia japin çdo ditë gjatë fushatës elektorale të tij.
Duhet theksuar se zgjedhjet për deputet në parlamentin Evropian mbahen me 9 qershor 2024, ku Lukas Mandl kandidon me partinë ÖVP dhe mban numrin 5.
Të gjithë shqiptarët në Austri të cilët posedojnë nënshtetësi austriake dhe kanë moshën mbi 16 vjeç kanë të drejtë votimi.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti