Kosova
Limaj e Pacolli e nisin fushatën në Prishtinë, premtojnë rritje ekonomike 8%
Pacolli: Me qeverisjen NISMA-AKR-PD, 60 mijë vende të reja pune

Në praninë e mijëra qytetarëve, koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga ky koalicion, Fatmir Limaj, iu drejtua të pranishmëve duke thënë se motoja “Bashkë Për Shtetin” do të jetë motoja e fitores së këtyre zgjedhjeve sepse garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet.
“Ne sigurojmë se ky koalicion do të jetë zëri i popullit të Kosovës, zëri i të rinjëve dhe të rejave. Ne do ti përkrahim të gjitha shtresat e vendit. Ne do të sigurohemi që ky koalicion të jetë zëdhënës në qeverinë e Kosovës për punëtorët që të zbatohet ligji i punës”
Në anën tjetër, kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, me mesazhin drejtuar të pranishmëve tha se duke votuar për vlerat sublime të cilat i përmban ky koalicion, qytetari i Kosovës i ofron udhëheqje të denjë vendit të tij.
Gjatë këtij tubimi , presidenti i subjektit AKR, Behgjet Pacolli iu drejtua të pranishmëve me një mesazh të fuqishëm që shpalos vizionin e koalicionit NISMA-AKR-PD.
“Pas 6 Tetorit ne do të sigurojmë qeveri të ndershme dhe me prosperitet. Buxheti i Kosovës do të jetë zhvillimor dhe jo vetëm për shpenzim. Synojmë të kemi rritje ekonomike prej 8% dhe mbi 60 mijë vende të reja pune në sektorin privat”
Ai me këtë mesazh drejtuar të pranishmëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi se vendi ynë ka mbështjetjen e SHBA-së dhe tha se synim i AKR-s është që Kosova të jetë anëtare e organizatave të mëdha botërore.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor