Lajme
Kuvendi në pushim të dhunshëm
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që deri pas zgjedhjeve ta çoj në pushim të dhunshëm Kuvendin e Kosovës. Puna në legjislativ nis më 7 nëntor
Për shkak të angazhimeve të deputetëve në fushatë dhe si pasojë e përplasjeve të pozitës dhe opozitës rreth privatizimit të PTK-së, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që t’i “pezullojë” seancat plenare deri pas zgjedhjeve lokale, respektivisht pas datës 7 nëntor.
Këtë vendim Kryesia e Kuvendit e ka marrë në mënyrë të detyrueshme duke çuar ligjvënësit në pushim të dhunshëm “vjeshtor”.
Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë më të madhe parlamentare (PDK), Adem Grabovci tha se në Kryesi janë pajtuar që seanca plenare të shtyhet deri më 7 nëntor. “Ne nuk mund t’i detyrojnë me dhunë që deputetet të shkojnë në seancë”, ka thënë Grabovci.
Sipas tij, edhe kryetaret e grupeve gjithashtu janë dakorduar që të shtyhet mbajtja e seancës plenare, për shkak se një pjesë e deputetëve janë kandidat për kryetar komunash dhe pjesa tjetër janë të angazhuar në fushatën elektorale në mbështetje të kandidatëve të tyre.
Ndërsa në seancën e 7 nëntorit, shefat e grupeve parlamentare, sipas tij, janë pajtuar që në rend të ditës të jenë dy pika: raporti qeveritar për privatizimin e PTK-së dhe formimi i komisionit hetimor për postën.
Ndërsa pak më kritik ishte shefi i Grupit më të madh parlamentarë në Kuvend, Ismet Beqiri i LDK-së. “…u pa qartë edhe në mbledhje të Kryesisë se pozita s’kishte gatishmëri që të mbahet seanca këtë javë”, ka thënë Beqiri.
Ky i fundit tha se nuk është fushata ajo që po pengon deputetët e pozitës për të marrë pjesë në seancën, por problemi qëndron pikërisht të çështja e formimit të komisionit hetimor për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.
“Nuk ka bazë ligjore për privatizimin e PTK-së dhe ajo çka dua të them është se pozita përmes raportit qeveritar po tenton ta legalizojë procesin e shitjes së 75 për qind të PTK-së dhe legalizimin e një procesi të paligjshëm”, ka thënë Beqiri.
Edhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes tha se ka qenë kundër shtyrjes së seancës, derisa deklaroi se puna e Kuvendit është bllokuar pikërisht për shkak të pozitës, pasi që po hezitohet të plotësohet komisioni hetimor për PTK-në.
Tensionet në Kuvend u theksuan sidomos muajin e fundit kur mazhoranca tentoi ta fus në mënyrë “klandestine” në votim, privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Kjo çështje u bllokua nga opozita e cila kërkoi që të formohet një Komision hetimor për të vërtetuar nëse loja me privatizimin e PTK-së ka qenë fer.
Mirëpo kjo nuk u mbështet nga koalicioni qeveritar PDK-AKR (Thaçi-Pacolli), ndërsa si kundër-rebelim mazhoranca lëshoi seancën plenare. Kuvendi edhe ashtu ka mbetur i bllokuar, prandaj “letargjia” vjeshtore ka qenë e domosdoshme.
Pas zgjedhjeve, po ashtu ka mundësi që opozita t’i kërkoj mocion votëbesimi qeverisë.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













