Lajme
Kuvendi i Kosovës ndërpret punimet, deputetët shkojnë në pushim
Dështoi sërish votimin e mocionit për shfuqizimin e vendimit të ministres së MTI-së, Mimoza Kusari-Lila, për ngritjen tarifës së çimentos së importuar për 35 për qind.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës që nga sot shkojnë në pushim, deri në fund të muajit gusht, ndërsa për shkak të mungesës së kuorumit dështoi sërish seanca e paraparë për votimin e mocionit për shfuqizimin e vendimit të ministres së MTI-së ngritjen tarifës së çimentos së importuar për 35 për qind.
Opozita ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe ka akuzuar pozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancës dhe kanë deklaruar se nuk do të ketë vazhdim të seancës pa votim të mocionit.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, kritikoi gjithë punën që po bën Kuvendi. Madje që një vit e gjysmë, tha ai, deputetët nuk e kanë plotësuar misionin as për 0.1 për qind.
Ai e quajti turp për të gjithë deputetët, që gjithë këtë kohë nuk e kanë ngritur zërin as për ngjarje shumë më të rëndësishme, sesa mocioni për shfuqizimin e tarifës prej 35 % të importit të çimentos.
Gjatë interpelancës së djeshme koalicioni qeveritar ka kërkuar rishikimin e vendimit, ndërsa opozita ka kërkuar shkarkimin e ministres Kusari – Lila.
Ligjvendësi, para se të shkonin në pushim vjetor, sot është dashur të shqyrtojnë Raportin e dytë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për integrim evropian për vitin 2012, shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për vitin 2011, shqyrtimin e Raportit vjetor dhe pasqyrave të audituara të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2011.
Ndërkohë pritej një debat parlamentar lidhur me përdorimin e tri (3) kodeve të huaja telefonike në Kosovë, sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues.
Po është dashur të shqyrtohet Projektligji për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi, shqyrtimin e dytë të Projektligjit për pasurimin e miellit si dhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për letërnjoftim.
Deputetët ishte paraparë të shqyrtojnë edhe rekomandimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe rekomandimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











