Bota
“Kush bërtet në Venedik: `Allahu Ekber` do të qëllohet me snajper”
Në rast se dikush vrapon nëpër sheshin e Shën Markut duke thirrur `Allahu Ekber`, ai do të vritet menjëherë nga snajperët”,
Prefekti i qytetit të Venedikut, Luigi Brognaro në një konferencë shtypi në Rimini citohet të ketë deklaruar se ai do të bëjë ashpërsim drastik të masave të sigurisë në qytetin që udhëheq. “Ne këtu në Itali duhet të luftojmë terrorizmin. Në rast se dikush vrapon nëpër sheshin e Shën Markut duke thirrur `Allahu Ekber`, ai do të vritet menjëherë nga snajperët”, ka thënë Brognaro, transmeton albinfo.ch mediat italiane.
Sigurishtm deklarata e tij ka ngjallur mospajtim te partitë e majta italiane. Ndërsa nuk është hera e parë që ai bie në sy me deklarata të forta kundër islamizmit. Sipas portalit gjerman “Tag24”, në rastin kur në mars të këtij viti ishin arrestuar tre kosovarë të dyshuar për terrorizëm islamik dhe për tentimin e hedhjes në ajër të urës së Rialtos, Brognaro kushte deklaruar: “Ata na thanë se duan ta takojnë Allahun. Dhe ne do t`i dërgojmë ata drejtpërdrejt te Allahu, pa pasur nevojë që ta çojnë në ajër urën, thjesht, ne do t`i qëllojmë ata”.
Deklarata e Brognaros për snajperët ka ardhur si reaksion ndaj atentatit në Barcelonë, përcjell albinfo.ch. “T`i japim fund lojës me humanizmin. Kur dikush dëshirin të më vrasë, unë duhet të mbrohem dhe, në Venedik ne po mbrojmë veten”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














