Lajme
Kurti: Diaspora të përfaqësohet në Qeveri, jo qeveria në diasporë
Kryetar i i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti ka kërkuar nga ministri Makolli që ta përfaqësojë diasporën në Qeveri dhe jo të kundërtën.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka marrë disa vërejtje dhe rekomandime nga Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës. Kryetar i këtij komisioni, Albin Kurti ka kërkuar nga Makollit që më shumë ta përfaqësojë diasporën në Qeveri, se sa qeverinë në diasporë.
Këto kritika Makolli i ka marrë gjatë një raportimi dy orësh, para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Ministri i Diasporës në këtë raportim parlamentar e dha një rezyme për të gjithë aktivitetin e ministrisë së tij, nga themelimi e deri më tani, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të shumta të ligjvënësve.
“Ministria e Diasporës më shumë se ta përfaqësojë Qeverinë në diasporë, duhet ta përfaqësojë diasporën në Qeveri”, kështu citohet Kurti nga një komunikatë e Kuvendit të Kosovës. Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit i kanë sugjeruar ministrit masat që duhen ndërmarrë për ngritjen kulturore të bashkatdhetarëve tanë dhe për investimin e kapitaleve të tyre në ekonominë e Kosovës.
Ministri Makolli fillimisht foli për strukturimin e Ministrisë së Diasporës, ndërsa u fokusua edhe për zhvillimin kulturor, arsimor e shkencor, pa përjashtuar edhe inkurajimet ekonomike e politike.
Ai ka përkujtuar se ka nënshkruar marrëveshjen për hapjen e Qendrës Kulturore në Turqi, e cila do të realizohet këtë vit, e në vazhdim tha se do të hapen qendra të ngjashme edhe në SHBA, në Gjermani, Zvicër, Austri dhe në vendet skandinave.
“Për nxënësit e shkollave shqipe jashtë vendit, Ministria ka dërguar mbi 50 mijë ekzemplarë librash të ndryshme në gjuhën shqipe, ka organizuar kampingje për nxënësit që janë kthyer për pushime në Kosovë, ka mundësuar regjistrimin me kuotë të një kontingjenti studentësh në Universitetin e Prishtinës, si dhe mbajtjen e praktikës institucione për shumë studentë të tjerë nga mërgata jonë”, ka thanë Makolli
Po ashtu ministri i Diasporës, sipas një kumtese të Kuvendit, ka krijuar grupin ndërinstitucional për hartimin e regjistrit të bizneseve dhe nxitjen e investimeve në Kosovë, si dhe ka organizuar fushata për sensibilizimin e mërgatës sonë për ta mbështetur Kosovën në mënyra të ndryshme.
Ai ka përmendur Konferencën kombëtare të diasporës, e cila parashihet të mbahet gjatë muajit dhjetor të këtij viti, si dhe Kongresin e mërgatës sonë, gjatë vitit të ardhshëm, i cili mëtohet të jetë tradicional.
Kjo është hera e parë që ministri Makolli raporton para Komisionit parlamentar për Punë të jashtme.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










