Lajme
Kufiri në Morin, numër rekord udhëtarësh
Numri më i madh i lëvizjes vërehet në orët e mëngjesit kur me qindra kosovarë hyjnë në Shqipëri duke iu drejtuar plazheve
Gjatë 24 orëve të fundit nga Kosova në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinit në verilindje të vendit kanë hyrë së paku Të 18 mijë veta. Kjo shifër është rekord që prej nisjes së sezonit veror. Pavarësisht fluksit të madh, deri tani në doganën e Morinit nuk janë vërejtur radhë të gjata, kjo edhe për faktin se numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit ka arritur në 8.
Burime zyrtare të policisë kufitare thanë se numri i udhëtarëve që qarkullojnë përmes Morinit është dyfishuar krahasuar me fundjavën e kaluar, kur në Shqipëri hynë nga Kosova 8080 shtetas të huaj dhe 661 shtetas shqiptarë.
Numri më i madh i lëvizjes vërehet në orët e mëngjesit kur me qindra kosovarë hyjnë në Shqipëri duke iu drejtuar plazheve, shkruajnë mediet nga Tirana.
Fluksi i lëvizjes pritet të jetë në rritje gjatë këtij muaji pasi në fund të korrikut fillon muaji i Ramazanit që mbahet masivisht nga besimtarët myslimanë të Kosovës dhe që nënkupton se ata nuk mund të frekuentojnë bregdetin gjatë muajit gusht.
Ndërkohë, pavarësisht qarkullimit në rritje në akset rrugore që lidhin dy vendet, deri më tani nuk janë shënuar aksidente të rënda. Në kuadër të sezonit veror policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës po zhvillojnë patrullime të përbashkëta në akset kryesore 24 orë në 24 orë. Një bashkëpunim i tillë mes policive të dy vendeve po realizohet për të tretin vit radhazi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












