Lajme
Kosovës i shtohen edhe 4 kilometra autostradë
Kryeministri u zotua për vazhdimin paralel të ndërtimit të autostradës së re, Prishtinë-Ferizaj-Kaçanik-Hani i Elezit
Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, të premten solemnisht përuruan segmentit D-4 të Autostradës “Ibrahim Rugova”, nga Suhareka deri në Duhël me gjatësi katër kilometra.Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast tha se sot për shtetin e Kosovës është një ditë e re, një ditë e rëndësishme dhe historike. “Ne po përurojmë edhe katër kilometrat e reja të autostradës së ëndrrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pra të autostradës së integrimit dhe bashkimit të kombit”, ka theksuar kryeministri.Sipas kryeministrit, kur projekti është prezantuar në fund të vitit 2007, e gjithë kjo ishte vetëm një ëndërr.“Kishim një qëllim dhe vizion, ndërtimin e kësaj autostrade. Sot kjo ëndërr po bëhet realitet, një realitet që po e ndryshon shtetin e Kosovës, po e modernizon shtetin tonë, po e zhvillon, por krijon vende të reja të punës, po e rrit mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kjo është arritur falë qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, qeverisjes efikase, përkushtimit dhe zotimit tonë që premtimet t’i bëjmë realitet”, tha kreu i qeverisë. Sipas tij, qeveria do të vazhdojë me punë të palodhshme që projekti i autostradës të realizohet sipas planit, me standardet më të larta siç është punuar deri më tani, dhe në afate rekorde.Thaçi premtoi se do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe përkushtimet që ka për këtë projekt.Kryeministri potencoi se projekti i autostradës është produkt dhe meritë e qytetarëve, sepse po realizohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.“Ky projekt i jep kuptim shtetit të Kosovës, hap perspektivë të gjithanshme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Ky projekt njëherë e përgjithmonë rrënon të kaluarën e errët të historisë, që na kanë ndarë, dhe hap perspektivën e integrimit dhe bashkimit. Ky është projekti i integrimeve kombëtare, dhe integrimeve euro-atlantike. Nëse qytetarët më herët udhëtonin nga 12 orë Tiranë-Durrës, tani udhëtojnë për dy apo tri orë. Jam i bindur se i gjithë projekti i planifikuar për sivjet, do të përfundoj në fund të nëntorit, dhe ky projekt do të përmbyllet një ditë para festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Thaçi.Kryeministri u zotua për vazhdimin paralel të ndërtimit të autostradës së re, Prishtinë-Ferizaj-Kaçanik-Hani i Elezit. “E di se për shumë njerëz kjo tingëllon e pabesueshme, por edhe kjo ëndërr vitin e ardhshëm do të bëhet realitet, dhe Kosova nuk do të jetë vendi i autostradave të munguara”, pohoi kryeministri Thaçi.Segmenti i autostradës Vërmicë- Merdar, në gjatësi 38 kilometra, nga kufiri me Shqipërinë deri në Suharekë është përuruar vitin e kaluar, ndërsa deri në nëntor të këtij viti pritet që autostrada të lidh Prishtinën me Vërmicën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













