Kosova
Kosovarët, të zhytur në kredi
Referuar statistikave, rreth 70 mijë persona kanë marrë kredi në banka të ndryshme gjatë katër muajve të parë të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Kështu është thënë në përgjigjen e Bankës Qendrore dhënë për Institutin për hulumtime “Front”.
“Bazuar në të dhënat e gjeneruara sipas databazës së Regjistrit të Kredive të Kosovës – RKK, numri i kredimarrësve totalë (fizikë dhe juridikë) për katër mujorin e parë 2023 (janar-prill) është 69 709”, është thënë në përgjigjen e BQK-së.
Vlera e kredive që janë marrë nga qytetarët nëpër bankat komerciale është mbi 1 miliard euro.
“Vlera e kredive që kanë marrë personat fizikë dhe juridikë në periudhën e njëjtë (janar-prill 2023) është 1,035,842,540.28 euro”, është thënë në përgjigje.
Në rritjen e numrit të kredive është thënë se ka ndikuar rritja e çmimeve në shumë sektorë.
Ekonomisti Imer Raci ka thënë për “iFront” se është e pamundur të mbulohen shpenzimet me pagat aktuale.
“Ruajtja e standardit për shkak të rritjes së çmimeve ka ndikuar në marrjen e kredive, gjë që është e pamundur të mbulohen shpenzimet me pagat aktuale, e që nuk i janë përshtatur inflacionit”, ka thënë Raci.
Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit dhe lufta Rusi-Ukrainë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












