Lajme
Kosova në dhjetëshen e parë të azilit në vendet e BE-së
Statistikat tregojnë se në nëntë muajt e vitit 2012, nga Kosova azil kanë kërkuar në vendet e BE-së mbi 6 mijë qytetarë. Franca mbetet vendi më i preferuar
Numri i qytetarëve Kosovës që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian (BE) gjatë vitit 2012, ka shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak. Kështu flasin statistikat e Eurostatit, duke e radhitur Kosovën në dhjetëshen e parë botërore për kërkim azili në BE.
Pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës se numri i azilkërkuesve ka rënë, statistikat e BE-së flasin të kundërtën. Ndërsa vendi ku kosovarët janë drejtuar më së shumti, mbetet Franca, njësoj sikur edhe viteve në vitin 2011.
Gazeta “Zëri” ka cituar raportin e Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”, ku prej 30 shteteve kryesore prej nga vijnë më së shumti azilkërkues në BE, Kosova renditet në 10-shën e parë.
Kosova radhitet pas Sirisë, Afganistanit, Rusisë, Pakistanit, Somalisë, Iranit, Gjeorgjisë e Irakut. Statistikat tregojnë se në tre muajt e parë të vitit 2012, nga Kosova azil kanë kërkuar në vendet e BE-së 1970 qytetarë. Ndërkaq në periudhën maj – qershor të vitit 2012, 2 mijë e 30 kosovarë kanë kërkuar azil.
Numri i azilkërkuesve është rritur edhe në periudhën gusht – shtator 2012, duke shkuar në 2 mijë e 500 kërkesa për azil politik. Eurostat ndërkaq ende nuk ka përgatitur të dhënat për tre muajt e fundit të vitit 2012. Ndërsa, mosha e azilkërkuesve është kryesisht 18 deri në 35 vjet.
Tove Ernst, zëdhënëse e komisioneres evropiane Michele Malmstrom, e cila merret posaçërisht me emigrimin ilegal në Evropë., ua rikujton kosovarëve se ndërprerja e migrimit ilegal është kushti kryesor që Prishtina zyrtare duhet ta përmbushë nëse dëshiron të fitojë liberalizimin e vizave.
Hiç më mirë se sa Kosova nuk qëndrojnë as vendet e rajonit, të cilët tashmë gëzojnë liberalizimin e vizave. Shqipëria është gjithmonë afër me Kosovën, ndërsa Serbia shpeshherë renditet shumë më përpara. Gjatë vitit 2012, sipas “Zërit” Serbia ia ka kaluar Kosovës me azilkërkues për 100 për qind.
Gëzim Kasapolli, zëvendësministër i Integrimeve Evropiane, tha për “Zërin”, se kjo është një fatkeqësi për Kosovën pasi që gjendet e fundit në rajon në këtë proces. “Por, megjithatë Qeveria e Kosovës nuk i frikësohet standardeve të BE-së, por ajo që kërkon nga BE është që të mos ketë standarde të dyfishta”, ka thënë Kasapolli.
Sidoqoftë, Kasapolli insiston se në raport me vitet e kaluara, në vitin 2012 ka pasur rënie të azilkërkuesve nga Kosova në BE, edhe pse ky fakt sipas tij, vazhdon të mbetet shqetësues për Bashkimin Evropian.
Tove Ernst, zëdhënëse e Malmstrom, në anën tjetër thotë se BE pret që Kosova t’i ndërmarrë të gjitha masat të cilat parandalojnë emigrimin ilegal. “Nëpërmjet vlerësimit të saj të rregullt, Komisioni Evropian,vlerëson në veçanti emigrimin, si kusht kryesor për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thotë Ernst.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











