Kosova
Kosova, ndër shtetet e para në botë për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë
Është bërë e ditur se Kosova vazhdon të ketë listën e zezë të koronavirusit për nga vdekjet. Me pak mbi 1.7 milionë banorë, në Kosovë kanë vdekur 365 persona si pasojë e COVID-19 dhe kjo e vë në krye të listës së vendeve për vdekje në një milion banorë, në shtatë ditët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Sipas statistikave të fundit, Kosova deri më tash ka 214 vdekje për një milion banorë. Pas saj, sipas një liste që ka nxjerrë shkencëtari dhe kardiologu amerikan, Eric Topol, vijnë Peruja, Bolivia, Meksika, Panamaja, Brazili, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe SHBA-ja.
Në Kosovë deri më sot janë prekur me COVID-19 10.795 persona.
Nga ana tjetër, deputetja Mimoza Kusari nga radhët e Vetëvendosjes, ka shkruar se Kosova e vogël po prin me vdekje nga virusi në gjithë botën.
Postimi i plotë
Kosova e para në botë (prapë) për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë nga virusi SARS-nCoV-2, pasuar nga Peruja, Bolivija, Meksika, Panamaja…
Kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së dhe lavdatat e kryetarit të tij për punën që po bëhet.
Kosova e vogël po prin me vdekje nga virusi. Pushtetarët po keqmenaxhojnë dhe po abuzojnë me testime në laboratoret private, duke rrezikuar ende më shumë jetën e qytetarëve, atyre që janë sëmurë, por edhe atyre të shëndoshë, të cilët si pasojë e alarmit kolektiv ia mësyn laboratorëve privatë, të cilët shumë shpejt mund të shndërrohen në burime të reja të infeksionit.
Të mos kesh legjitimitet politik është një e metë dhe dëm që i bëhet demokracisë. Por, të kesh deficit të përgjegjësisë njerëzore, morale dhe të kesh synim përfitimin në kurriz të qytetarëve në mes të pandemisë, është krim dhe shkelje e të drejtave njerëzore.
Sipas këtij grafikoni, po sqarohet kush është “xhelati” këtu.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












