Uncategorized
Kosova me borxhin më të ulët publik në rajon
Kosova është shteti me borxhin më të ulët publik nga vendet e rajonit në vitin 2021, kurse Mali i Zi ka borxhin më të thellë.
Borxhi publik është një nga treguesit bazë makroekonomikë, i cili tregon se sa është në borxh një shtet i caktuar.
Më konkretisht, borxhi publik paraqet një lloj të ardhurash publike që shteti realizon për të arritur qëllime paraprakisht të caktuara, pra mbulimin e shpenzimeve publike.
Ndërkohë, borxhi publik i Kosovës në fund të vitit 2021 ishte afër 1.7 miliard euro ose 23.34 për qind, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të Kosovës.
Nëse krahasohet me vendet e tjera të rajonit, për sa i përket peshës në përqindje të borxhit publik në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), rezulton se ky vend ka borxhin publik më të ulët.
Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Shqipërisë në shtator të këtij viti, borxhi publik i vendit arrin në 9.89 miliardë euro, ose 59.1 për qind e PBB-së. Mali i Zi qëndron më së keqi me 82.37 për qind.
Bosnja është në vendin e dytë (34.82 për qind), Serbia e treta (53.2 për qind), e cila pasohet nga Maqedonia e Veriut (55.4 për qind).
Edhe pse anëtarë i Bashkimit Evropian, borxhi i Kroacisë është 79.8 për qind.
Theksojmë se borxhi publik përkufizohet si akumulimi i formave të ndryshme të kredive, të cilat realizohen nga shteti për zbatimin e politikës fiskale.
Borxhi publik në raport me PBB është një nga mënyrat më të pranuara për të vlerësuar rëndësinë dhe madhësinë e borxhit të një vendi.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











