Lajme
Kosova keq me investime të huaja
Ekspertët e ekonomisë kërkuan që të zgjidhet ngërç i investimeve të huaja, sepse Kosova, sipas tyre, nuk e ka luksin që të ecë zvarrë
Tërheqja e investimeve të huaja vazhdon të mbetet sfidë për institucionet e Kosovës, të cilat kanë mbetur shumë larg vendeve të rajonit. Kështu të paktën deklaruan përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) në një konferencë për media mbajtur të premten në Prishtinë.
Vlerësimi i Odës Ekonomike është bazuar në një studimi mbi gjetjet e investitorëve të huaj në Kosovë, të cilën e prezantuan sot. Ekspertët e ekonomisë me këtë rast thanë se ky ngërç i investimeve duhet të zgjidhet shpejtë, sepse Kosova nuk, nuk e ka luksin që të ecë zvarrë.
Sipas këtij hulumtimi Agjencia për promovimin e investimeve në Kosovë që do të duhej të zhvillonte politika rreth tërheqjes së investimeve, renditet në një pozitë shumë të ulët sa i përket bërjes së punës që i takon, raportojnë medait e Kosovës.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se ata që do të hartojnë ligjin, duhet të kenë parash segmentet dytësore prej të cilave mund të bëhet një ligj i fuqishëm dhe mbrojtës për investimet e huaja.
Sipas këtij hulumtimi pengesat kryesore që hasin investitorët e huaj në Kosovë, janë kamatat shumë të larta, TVSH-ja e lartë për lëndë të parë, stabiliteti ekonomik, politik dhe infrastrukturorë, si dhe procedura për marrjen e lejeve për ndërtim,e tj.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










