Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, diskuton për Kosovën
Shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të paraqesë zhvillimet pozitive në Kosovë në procesin e konsolidimit të shtetësisë
Sonte do të mbahet seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet për raportin e rregullt të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për gjendjen në Kosovë.
I pranishëm do të jetë edhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili do të paraqesë zhvillimet pozitive në Kosovë në procesin e rëndësishëm të konsolidimit të shtetësisë dhe në transformimin ekonomik dhe social.
Një pjesë e fjalimit të ministrit Hoxhaj do të përqendrohet edhe në vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit dhe për luftën kundër krimit të organizuar në të gjithë territorin e shtetit.
Në këtë seancë, ministri Hoxhaj do të kërkojë nga Serbia që t’i shpërbëjë strukturat paralele ilegale-shtetërore në Kosovë dhe të heqë dorë nga mbështetja politike për grupe të krimit të organizuar në veri.
Hoxhaj, po ashtu, do të flasë edhe për situatën e fundit të krijuar në veri, pas vendosjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ai do t’i shpjegojë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse për dialogun teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, për mosgatishmërinë e Serbisë që t’i pranojë vulat e Kosovës në takimin e fundit të muajit korrik dhe për domosdoshmërinë kushtetuese për vendosjen e masave të reciprocitetit.
Gjatë qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj do të takohet me përfaqësues të shumë shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, me diplomatë dhe personalitete të jetës publike, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon në raportin e rregullt, i cili përfshin zhvillimet në Kosovë nga 16 prilli deri 15 korrik, fton Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga hapat e njëanshëm që mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun në Bruksel dhe apelon të mos ketë më ngritje të tensioneve.
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











