Lajme
Katër filma shqiptarë në garë për Oskar
“Amnistia” , “Maya” , “Ballkan Pazar” dhe “Falja e gjakut” mund ta përfaqësojnë Shqipërinë në Akademinë e çmimit Oscar
Një prej katër filmave, “Amnistia” , “Maya” , “Ballkan Pazar” dhe “Falja e gjakut” do të përzgjidhet nga Bordi artistik i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në Akademinë e Çmimit Oscar.
Sipas burimeve nga QKK, bordi do të mbidhet ditën e enjte dhe një nga çështjet kryesore do të jetë dhe përzgjedhja e filmit shqiptar që do të shkojë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, njofton Zëri.
Rregullorja parashikon që bordi merr parasysh prodhimet shqiptare apo bashkëprodhimet shqiptare me të huajt, që kanë dalë në qarkullim nga shtatori 2010 deri në shtator 2011. Filmi duhet të jetë shfaqur për jo më pak se një javë rresht dhe jo më parë se 1 tetor 2010 e jo më vonë se 30 shtator 2011.
“Amnistia” i Bujar Alimanit, premierë në Tiranë në maj të këtij viti, është shfaqur për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe ka fituar disa çmime.
Komedia “Ballkan Pazar” i regjisorit Edmond Budina pas premierës së tij të parë në Festivalin e 15-të të Filmit në Sofje, u shfaq edhe në Tiranë, ndërkohë që në janar të këtij viti u shfaq edhe premiera e filmit “Maya” të Pluton Vasit.
Premiera e fundit në Shqipëri është ajo e filmit “Falja e gjakut” nga Joshua Martson, që pas suksesit në Festivalin e Filmit në Berlin, vazhdon të shfaqet në kryeqytet.
Që prej vitit 1996 katër filma shqiptarë kanë aplikuar për “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, por asnjëri nuk është nominuar për “Oscar”.
Në vitin 1996 Shqipëria u prezantua me “Kolonel Bunker” të Kujtim Çashkut, në vitin 2002 ishte “Slogans” i Gjergj Xhuvanit, në vitin 2008 ishte filmi “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Eno e Pirro Milkanit, në 2009 konkuroi “Gjallë” i Artan Minarollit dhe një vit më parë konkuroi “Lindje-Perëndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









