Lajme
Jahjaga pasqyron rolin e gruas kosovare në Paris
Në Samitin Global të Gruas në Paris presidentja kosovare, Atifete Jahjaga tha se gratë e Kosovës akoma po i vuajnë pasojat e luftës së fundit. Ajo tha se gratë u shfrytëzuan seksualisht
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e pasqyroi të enjten në Paris rolin e gruas kosovare në shoqëri, ndërsa tha se shumë gra kosovare akoma i vuajnë pasojat e luftës, pasi që u dhunuan seksualisht nga forcat serbe. Ajo tha se gratë ishin viktima të përdhunimit ushtarët dhe paraushtarakët i përdorur si mjet lufte.
Këto deklarata presidentja e Kosovës, Jahjaga i bëri në hapjen zyrtare të Samitit Global të Gruas, që organizohet në Paris dhe në të cilin po trajtohen çështje të fuqizimit ekonomik të gruas dhe rolit të saj në shoqëri.
Në hapjen zyrtare të Samitit morën pjesë edhe kryeministri i Francës, Manuel Valls si dhe zëvendëspresidentja e Vietnamit, Nguyen Thi Daan.
“Ne sot jetojmë në një botë në të cilën vajzave dhe grave i garantohen më shumë të drejta dhe ju ofrohen më shumë mundësi se dy dekada më parë. Ndryshimi po ndodh dhe mundësitë po krijohen në mënyrë konstante për daljen në pah të talentit të grave dhe thyerjen e barrierave”, tha presidentja Jahjaga.
Presidentja kosovare përmendi edhe kidnapimin e rreth 300 nxënësve në Nigeri. “Ka shumë vajza dhe gra të tjera të cilat vuajnë njëlloj por fatet dhe tregimet e të cilave nuk krijojnë kryetituj të lajmeve dhe padrejtësitë mbi të cilat mbesin të padëgjuara dhe emrat e të cilave mbesin të panjohura për ne”, tha Jahjaga.
Ajo tha se një fat të keq kanë pasur edhe vajzat dhe gatë kosovare që u shfrytëzuan seksualisht si mjet lufte nga forcat serbe.
“Siç e dini shumë nga ju, gratë kosovare ishin pjesë e një tragjedie të shkaktuar nga agresioni mbi vendin tim para pothuajse dy dekadash. Ato ishin pjesë e pandashme e përpjekjeve mbarëkombëtare për të mbijetuar. Kjo betejë e gjatë e grave të Kosovës i ka shndërruar në mënyrë simultane gratë në luftëtare më të devotshme për liri dhe të drejtën e secilit individ për jetë, si dhe i ka bërë ato viktimat më të mëdha të shoqërisë”, tha ajo.
Para disa muajsh, sipas Jahjagës, është aprovuar ligjin i cili njeh statusin e tyre si viktima të luftës, i cili njeh sakrificën e tyre, ligj i cili siguron që pesha e rëndë të cilën e mbajnë mbi vete nuk do të rëndohet edhe më tej për shkak të heshtjes e cila rrethon këtë episod të jetës së tyre.
Me ardhjen e saj në krye të shtetit, ajo tha se në Kosovë është thyer standardin që përcaktonte se Presidenti i shtetit duhet të jetë mashkull duke zgjedhur Presidenten e parë femër.
“Dhe po ashtu kemi thyer standardin që përcakton se vetëm meshkujt mund ta udhëheqin një qytet duke përzgjedhur kryetaren e parë femër të baskisë”, tha ajo.
Presidentja kosovare tha se është mision i kësaj gjenerate që të ndryshohet drejtimi ihistorisë dhe të çrrënjosë të gjitha format e diskriminimit ndaj grave dhe vajzave. “ë bashku ne mund ta ndërtojmë një botë gjithëpërfshirëse në të cilën barazia gjinore më nuk do të jetë temë e diskutimit”, tha ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












