Lajme
Hoxhaj: Nikoliq në Kumanovë nxit urrejtje
Ministri i Jashtëm, Enver hoxha reagoi kundër vizitës së presidentit serb, Nikoliq në Kumanovë
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj e ka dënuar shënimin e 100 vjetorit të ashtuquajturës “beteja e Kumanovës” nga përfaqësuesit e Serbisë dhje Maqedonisë, duke e cilësuar këtë si provokim për shqiptarët. Ai tha se shënimi i kësaj ngjarje, që karakterizohet me vrasjet makre të shqiptarëve, është provokim për paqen në Ballkan.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i tha Radios Evropa e Lirë se vizita e Nikolliqit në Kumanovë, “nuk i shërben as paqes, as stabilitetit, e as të ardhmes të ardhmes evropiane”.
“Qëllimi i kësaj vizite dhe koha e realizimit, bashkë me mesazhet e përcjella me këtë vizitë, padyshim që nuk i shërbejnë as paqes, as stabilitetit dhe as të ardhmes evropiane të vendeve të rajonit”, tha Hoxhaj, sipas të cilit, festimi i datave të betejave ballkanike, që në karakter kanë qenë luftëra pushtuese e jo çlirimtare, tregojnë se në Serbi edhe më tutje ka një tendencë për kultivimin e një kujtese morbide.
“Ne e dimë, që viktima të këtyre luftërave kanë qenë qytetarë të pafajshëm, gra e fëmijë shqiptarë”, shprehet Hoxhaj
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq mori pjesë në Kumanpvë në shënimin e 100 vjetorit të “Betejës së Kumanovës”. Ai tha se manifestimi në Maqedoninë mike është shprehje e respektit dhe përkujtimit për njërën nga fitoret më të rëndësishme, me të cilat ka filluar kthesa civilizuese në historinë e Ballkanit, të Evropës dhe të Botës.
“Sot problemet nuk zgjidhen me armë por me mendje, vullnet dhe mençuri. Serbinë e presin luftëra të tjera me peshë të rëndësishme historike”, tha Nikolliq.
Ndryshe në fillimin e asaj që quhet Lufta ballkanike, trojet shqiptare u ndanë në disa pjesë, ndërsa Kosova u aneksua nga Serbia. Vetëm pas 96 vitesh Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovan.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










