Kosova
Haradinaj nuk e mbajti premtimin lidhur me personat e zhdukur
Kryeministri pati premtuar se problemet që ka komisioni për të zhdukurit do t’i zgjidhte brenda një jave, gjë që nuk arriti ta bënte.
Kryeministri Haradinaj në mëngjesin e sotëm i ka pritur drejtuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të gjitha organizatat që merren me çështjen e të zhdukurve, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori britanik, Ruari O’Connell.
Kryeministri pati premtuar se problemet që ka ky komision do t’i zgjidhte brenda një jave, gjë që nuk arriti ta bënte.
Kërkesat ishin që të ndërrohej anëtari i UNMIK-ut që është pjesë e Komisionit qeveritar për të zhdukurit, të kërkohej zgjidhje për problemet që kanë mbetur pezull, siç janë caktimi i një zyrtari për sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit dhe të gjendej zgjidhje për çështjen e 300 mbetjeve mortore në morgun e QKUK-së.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











