Lajme
Greiçevci akreditohet ambasador në Londër
Mbretëresha Elizabeta II, në një ceremoni mbretërore, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkua, Lirim Grajçevci
Mbretëresha Elizabeta II, në një ceremoni mbretërore, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkua, Lirim Grajçevci
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, dorëzoi letrat kredenciale te lartmadhëria e saj Mbretëresha Elizabeta II. Në Pallatin Buckingham Palace, Greiçevci i përcolli mesazhet e ngrohta nga presidentja Jajhjaga, për mbretëreshën dhe popullin britanik.
Në një ceremoni të veçantë, ai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Sipas një njoftimi lëshuar MPJ, ambasadori Greiçevci gjithashtu shprehu zotimin e tij për t’i kultivuar dhe avancuar tutje raportet ndërmjet dy vendeve mike, në rrafshe të ndryshme të komunikimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor dhe arsimor.
Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), ku morën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të komunitetit diplomatik në Londër, përfaqësuesja e Protokollit Mbretëror përgëzoi Greiçevci për detyrën fisnike të përfaqësimit të Kosovës në Londër.
Sipas traditës, Ambasadori Greiçevci ngriti një dolli për shëndetin e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.
Grajçevci është emëruar ambasador i Kosovës në Londër, duke zëvendësuar në këtë detyre Muhamed Hamitin.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












