Lajme
Gratë në politikë, Shqipëria e 82-a në mesin e 140 vendeve
Një raport i ri arrin në përfundimin se numri i grave të përfshira në politikë në gjithë botën është i pakët
Përjashtim bëjnë vendet nordike të cilat sipas raportit kanë barazi gjinore.Raporti i Bashkimit Ndër-Parlamentar, një organizatë që bashkëpunon me OKB-në dhe e ka qendrën në Gjenevë, thotë se numri i grave të zgjedhura në parlament vitin e kaluar nuk pasqyron ndryshimet dramatike politike në shumë pjesë të botës.Raporti arrin në përfundimin se vitin e kaluar numri mesatar i grave të zgjedhura në parlament në shkallë globale ishte 19.5 për qind. Po ashtu thuhet se më pak se një ndër 5 parlamentarë janë gra në botë sot.Raporti thotë se bota arabe ka mesataren më të ulët rajonale të grave në botë për pjesëmarrje me 10 për qind dhe numri i grave në qeveri nuk ka ndryshuar që nga viti 2005, me 7 për qind.Megjithëse zhvillimet në Afrikën Veriore dhe botën arabe kanë krijuar valë ndryshimi kudo në botë, por nuk kanë tronditur sistemin e vjetër politik.Shqipëria, e cila ka vetëm një ministre në një kabinet me 15 anëtarë, radhitet e 84-a mes mbi 100 vendeve të botës dhe e 82-a për pjesëmarrje në parlament me 22 anëtare mes 140 vendeve të parlamentit.Në raport thuhet se mjeti më efektiv për përfshirje më të madhe të grave në politikë aktualisht janë kuotat, një numër i caktuar paraprakisht për pjesëmarrje në jetën politike të grave.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











