Lajme
GNK: Maqedonia shoqërohet me trende shqetësuese
Këto trende, sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, kërcënojnë shtetin civil shumëkombësh
Dhjetë vjet që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila u dha fund luftimeve midis shqiptarëve dhe maqedonasve, pjesa më e madhe e kësaj marrëveshjeje është zbatuar dhe nuk ka gjasë për ripërtëritjen e konfliktit.
Ky është konstatimi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i cili në një raport të publikuar me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Orhit, megjithatë vlerëson se ky vend mbetet i brishtë dhe shoqërohet me trende shqetësuese – rritjen e nacionalizmit etnik maqedonas, pushtimin e shtetit nga ana e kryeministrit dhe partisë së tij, rënien e pavarësisë në media dhe drejtësi, rritjen e ndasive në shkolla dhe ngathtësinë e decentralizimit, transmeton REL.
Këto trende, siaps GNK-së, kërcënojnë shtetin civil shumëkombësh.
Duke folur për partitë politike shqiptare, grupi vlerëson se ato duhet të forcojnë besnikërinë e tyre ndaj shtetit dhe të angazhohen më thelbësisht në politikë dhe vendimmarrje.
Nga ana tjetër, “rritja e nacionalizmit po i ndan maqedonasit në mënyrë jo të shëndetshme në ‘patriotë’ dhe ‘tradhtarë’, duke irrituar kësisoj shqiptarët dhe duke shkurajuar miqtë e Maqedonisë në Bashkimin Evropian”.
Lidhur me raportet midis dy komuniteteve etnike, GNK vlerëson se qeveria është kritikuar për mungesë angazhimi për të siguruar një përfaqësim të barabartë, për të zbatuar ligjin mbi gjuhën dhe për të kundërshtuar përjashtimin kulturor.
Duke ofruar një sërë rekomandimesh për elitën politike dhe faktorin ndërkombëtar, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, mes tjerash, vlerëson se qytetarët e të gjitha etnive dhe bindjeve politike kanë arsye për të festuar përvjetorin e dhjetë të Marrëveshjes së Ohrit, e cila “ka bërë shumë në zvogëlimin e diskriminimit, jobarazisë dhe në ruajtjen e unitetit”.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










