Bota
Gjykata liron kameramanen që shkelmoi emigrantët teksa xhironte
Gjykata më e lartë e Hungarisë ka vendosur të martën që ta lirojë kameramanen Petra Laszlo, pasi që ishte akuzuar për një kundërvajtje, raporton BBC, përcjell Albinfo.ch.
Kameramania hungareze Petra Lazslo ishte e dënuar me tre vite burg pasi që ishte filmuar duke qëlluar emigrantet të cilët po kalonin kufirin në vitin 2015.
Ajo tha se veprimet e saj – të cilat tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare – ishin “moralisht të pasakta dhe të paligjshme”.
Por, ajo tha se veprimet e saj nuk ishin mjaft të rënda për ta klasifikuar atë si kriminele.
Në incidentin në kufirin Hungari-Serbi në shtator të vitit 2015, emigrantët dhe refugjatët kishin thyer një pengesë policore.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes, Laszlo u shfaq duke shkelmuar një vajzë të re dhe duke e rrëzuar një burrë që po vraponte duke mbajtur në krah një djalë të vogël.
Në atë kohë, një numër i madh njerëzish që largoheshin nga dhuna në Lindjen e Mesme, po përpiqeshin të shkonin në Evropën Perëndimore nëpërmjet vendeve të tilla si Hungaria, raporton BBC, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”













