Lajme
Dyfishohet numri i emigrantëve të paligjshëm në Ballkanin Perëndimor
Në 5 muajt e parë të vitit 2022, Ballkani Perëndimor, Mesdheu Qendror dhe Lindor shërbyen si rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm që duan të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian.
Nga Ballkani Perëndimor, kaluan 40,675 emigrantë të paligjshëm dhe kjo shifër është rreth tri herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kryesisht, emigrantët që përdorën rrugët e Ballkanit Perëndimor për të shkuar drejt vendeve të BE-së, janë sirianë dhe afganë.
Shumica e emigrantëve të kapur kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë përpara se të kërkonin të hynin në BE.
Në maj, numri i emigrantëve të paligjshëm të zbuluar në këtë rajon rajon u dyfishua në 12,088, sipas Frontex.
Në zonën e Mesdheut Qendror u kapën 16,828 emigrantë të paligjshëm, kryesisht egjiptianë, bangladeshas dhe tunizianë.
Ndërsa, në pjesën e Mesdheur Lindor, 13,668 ishte numri i emigrantë të paligjshëm që u kapën, kryesisht me kombësi nga Nigeria, Siria dhe Kongo.

E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













