Bota
Gjermania ua merr shtetësinë luftëtarëve IS-it
Qeveria gjermane planifikon të heqë shtetësinë e pjesëtarëve të grupit të Shtetit Islamik (IS), për të parandaluar kthimin e tyre në vend, raportojnë mediat gjermane.
Më shumë se 800 qytetarë të Gjermanisë kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, në radhët e ISIS-it dhe grupeve të tjera radikale islamike dhe ata tani janë një rrezik për sigurinë gjermane.
Një dokument, të cilin e citojnë mediat gjermane, thotë se për të parandaluar kthimin e xhihadistëve në vend, ata duhet të kontrollojnë të gjitha rrugët ligjore për heqjen e shtetësisë, nëse ata luftuan jashtë vendit dhe kanë një shtetësi tjetër përveç asaj gjermane.
Sipas dokumentit, qeveria në Berlin është duke shqyrtuar mundësinë që pjesëtarëve të ISIS-it t’ua marrë letërnjoftimet dhe pasaportat, kështu që nuk mund të udhëtojnë në territoret nën kontrollin e Shtetit Islamik IS.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












