Lajme
Gjermania mbështet ngritjen e Bankës për Zhvillim në Serbi
Gjermania është partneri më i madh tregtar i Serbisë. Në gjysmën e këtij viti shkëmbimi tregtar midis dy vendeve ka qenë 1.19 miliardë euro
Kancelarja Merkel, përmes Bankës gjermane për Rindërtim (KfW) i ofron ndihmë Serbisë për ngritjen e Bankës për Zhvillim, ka bërë të ditur në një njoftim të saj qeveria serbe, siç transmeton Bloomberg.com.
Kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin e saj me kryeministrin serb Mirko Cvetkovic në Beograd ka ofruar mbështetjen e saj në këtë drejtim. Serbia po planifikon të ndërtojë bankën e saj për zhvillim deri në fund të këtij viti.
Kjo bankë do të shërbente si një trup qeveritar që nuk do të jetë subjekt i rregullave që aplikohen nga bankat komerciale. Banka në fjalë do të zëvendësojë Fondin e Serbisë për Zhvillim dhe kreditim të eksporteve si dhe Agjencinë e sigurimeve.
“Gjermania është partneri më i madh tregtar i Serbisë dhe një ndër investitorët më të rëndësishëm në Serbi”, ka thënë kryeministri serb, Cvetkovic. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti shkëmbimi tregtar midis dy vendeve ka qenë 1.19 miliardë euro.
KfW me seli në Frankfurt me 70 milionë euro është duke bërë bashkëfinancim me ndërmarrjen shtetërore energjetike të Serbisë Elektroprivreda Srbije, për të avancuar hidrocentralin në Zvornik.
Kjo bankë pritet të investojë po ashtu edhe 74 milionë euro tjera për shfrytëzimin e energjisë së minierave të thëngjillit në ngrohjen e kopshteve termike më të mëdha në Serbi.
Bëhet fjalë për një investim të përbashkët me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare












