Lajme
Fule i ofron mbështetje Jahjagës për integrim
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule i ka shkruar një letër presidentes Atifete Jahjaga, të cilës i ka ofruar mbështetje për integrim në BE
Pas miratimit të Strategjisë Kombëtare të Kosovës për Integrim Evropian, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule i ka shkruar një letër presidentes Atifete Jahjaga, të cilën e falënderon për qasjen evropiane dhe njëkohësisht i ofron mbështetje për integrim në BE.
“Ju faleminderit që keni ndarë me Komisionin Evropian Strategjinë Kombëtare të Kosovës për Integrim Evropian. Kjo strategji përbën një dokument të dendur që përmban një vlerësim akut dhe realist se ku gjendet Kosova aktualisht dhe ku dëshiron të jetë në vitin 2020”, thotë Fule.
Ai përshëndet Kosovën për sinqeritetin e treguar në këtë veprim, ndërsa i thotë presidentes Jahjaga që të llogaritë në mbështetjen e tij.
“Strategjia Juaj Kombëtare nuk është thjeshtë një dokument por gjithashtu është edhe një proces. Ajo ngërthen në vetvete një gamë të gjerë temash. Unë besoj se ju, ashtu siç thekson ky dokument, do të arrini të përfshini këtë vizion afatgjatë për Kosovën në dokumentet e tjera strategjike që do të shërbejnë për të zbatuar këtë vizion’, shkruan Fule.
Komisionari evropian për zgjedhim e vlerënson lartë edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila, sipas Fule, është hap i parë formal në integrimin evropian.
“Për të zbatuar MSA-në dhe për të treguar gatishmërinë e Kosovës për të ndërmarrë obligime tjera evropiane, duhet të menaxhoni një program të gjerë reformash të BE-së që mbulojnë të gjitha fushat e acquis”, konsideron Fule.
Për këtë arsye, është e nevojshme që strategjia kosovare, siç tha ai, të përqendrohet në çështjet ndër-sektoriale si sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, qeverisja si edhe përfshirja e mëtutjeshme e grupeve të interesit.
“Jam i inkurajuar me rëndësinë që i keni dhënë Reformës së Administratës Publike, si një element thelbësor në realizimin e reformave. Këtë çështje e kanë theksuar edhe Raportet e njëpasnjëshme të Progresit, si dhe nevojën jo vetëm për të modernizuar por edhe për të ndarë nivelin e vendim-marrjes politike nga niveli ekzekutiv”, shkruan Fule.
Komisioneri evropian tha se ka kërkuar nga departamentet e BE-së, të cilat drejtojnë Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit, që t’i shikojnë me vëmendje disa nga çështjet e ngritura në Strategjisë Kombëtare të Kosovës për Integrim Evropian
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











