Bota
Frika nga të qenët i parëndësishëm, e keqja e re e shekullit
Fluksi i pandërprerë i lajmeve mbi të arriturat e pronarëve të famshëm dhe ndërmarrësve vizionarë peshon rëndë në vlerësimin e vetes të shumë individëve
Psikologjia njerëzore ka treguar thellësinë e nevojës për të qenë i rëndësishëm, të dallohesh dhe të ndiesh se jeta jote ka një kuptim. Me fjalë të tjera, na është e nevojshme të besojmë se ne bëjmë diçka që ia vlen në sistemin e referencës që e definon botën tonë ekzistuese, përcjell albinfo.ch. Mirëpo, cila është kjo suazë, së cilës i referohemi ?
Revolucioni i katërt industrial dhe shndërrimi i botës në një fshat global (global village) i kanë ndryshuar radikalisht sistemet tona të referencës. Në fakt, nëse njeriu gjithmonë është krahasuar me të tjerët dhe është brengosur me pozicionin e tij shoqëror, sot shkalla e krahasimit të tij është bërë botërore.
Deri dje modelet tona referuese ishin vëllai, një kusheërirë, një dajë i kujdesshëm, një shok ose një mësues, njofton albinfo.ch. Sot ata quhen Bill Gates, Mark Zuckerberg, Richard Branson ose Elon Musk.
Kësaj i shtohet edhe një evolucion tjetër: në shoqëritë e vjetra dhe hierarkike, fati i një njeriu ishte i përcaktuar, në një masë të madhe, nga rastësia e lindjes. Prej atëherë civilizimi perëndimor ka evoluar, duke iu afruar idealit të meritokracisë, informon albinfo.ch. Sot, fati i një personi nuk varet më nga prejardhja e tij sociale. Çdo individ, pa marrë parasysh pikënisjen e tij, mund t’ia arrijë nëse ka pak guxim dhe kreativitet. Asgjë nuk është e pamundur për ata që arrijnë.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













