Bota
Finlandës i mungojnë punëtorët
Finlanda gëzon rritjen ekonomike fal suksesit në industrinë e anijeve dhe automobilave. Por, ata kanë një tjetër problem. Sipas mediave finlandeze, mungesa e fuqisë punëtore në vend është bërë problemi më i madh nacional. Ministri i Ekonomisë, Mick Lintott, është kthye nga një turne nëpër vend dhe tha se kudo ka dëgjuar ankesa se ka shumë vende të lira për të punësuar njerëz. Problemi më i madh është në kryeqytetin e Helsinkit, përcjell albinfo.ch.
Siç është shkruar nga autoritetet kompetente, llogaritet se Finlanda aktualisht ka rreth 100.000 vende të lira që nuk arrijnë të jenë të plotësuara me 300.000 finlandezë të papunë, sepse ata nuk janë të kualifikuar për këto pozita.
Për shembull, një fabrikë makinash në një qytet deri verës duhet të punësojë një mijë punëtorë. Po ashtu, në sektorin e pylltarisë dhe ndërtimit mungojnë punëtorë të kualifikuar.
Qeveria finlandeze për hartimin e një ligji të ri do të ofrojë rikualifikimin dhe ka inkurajuar punëtorët për të lëvizur në zonat e tjera, ku ka vende të lira pune.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












