Lajme
Filluan shpimet për gjetjen e mineraleve të çmuara
Kompania portugeze Avrupa Minerals Ltd, ka bërë të ditru se ka filluar shpimet për gjetjen e mineraleve të çmuara, përfshirë dhe atë të arit në Kosovë, pas marrjes së licensave nga ana e ministrisë.
“Kemi kënaqësinë të njoftojë se programi i shpimit ka filluar në objektivin e parë Gërbesh, pjesë e licencës ne Kamenicë, ku fillimish do të ketë shpim-eksplorim prej 900 metrash. Programi përfshinë dy vende të planifikuara për shpim në Kamenicë dhe një tjetër në kuadër të licencës Glavej”, thuhet në komunikatën e kompanisë.
Avrupa planifikon një program shpimi në Gërbesh deri më 250 metra dhe 150 në Metovicë, pasi besohet që dy vrimat kanë një potencial të lartë të mineraleve, ngjashëm me mineralet e gjetura në minierën e Novobërdës.
Miniera e Novobërdës, operon që prej kohëve të Saksonëve, hekullit 12-14, kurse tani operon me kapacitet të kufizuar. Prodhimi total i vlerësuar nga UNMIK-u ishte 4-5 milion ton, që përfshinë 10 përqind bakër dhe zink, 140 gram për ton argjend dhe 1 gram për ton ari.
Hapi tjetër i Avrupa Minerals është instalimi i pajisjeve të shpimit në Glavej, në veri të vendit.
Kompania planifikon të shpojë dy vrima deri në 500 metra, në një vend që besohet se ka një mineralizim të lartë, e që besohet se ky objektiv ka karakteristika të ngjashme me minierën e afërtë të Stan Tërgut, e cila po ashtu operon me kapacitete të kufizuara.
UNMIK-u ka raportuar se janë eksploruar 35 milion ton, ku 10 përqind e tyre janë bakër dhe zink, 80 gram për ton argjend.
Licenca e Glavej shtrihet në një sipërfaqe prej 4-6 kilometra katrorë, që përfshinë një zonë me gurë vullkanikë dhe shtrihet deri në Selac që ende janë në proces të zbulimit dhe evidentimit.
Shefi ekzekutiv i Avrupa – Paul Kuhn ka thënë se Kompania që ai drejton ka një pozicion të fortë në Kosovë dhe tërë kohën po shikon për partnerë të përshtatshëm në Evropë dhe Amerikë Veriore, për rritje dhe zhvillim strategjik në këtë vend. “Kemi 5 licenca të lëshuara nga Ministria e Minierave, dy prej të cilave me leje shpimi. Ne si kompani kemi evidentuar një potenciale të mëdha të nxjerrjes së mineraleve në këto licenca tona’, ka deklaruar Kuhn.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











