Lajme
Fermerët kërkojnë më shumë subvencione për grurin
Në Ministrinë e Bujqësisë thonë se Kosova po shënon rekorde në kultivimin e grurit, ndërsa fermerët kërkojnë më shumë subvencione
Për shkak të vegjetacionit më të hershëm dhe temperaturave të larta që po mbizotërojnë, fushata e korrje-shirjeve në Kosovë sivjet ka filluar më herët sesa vitin e kaluar.Sipas informacioneve nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, rendimenti mesatar i prodhimtarisë së grurit sillet prej 3800 deri në 4200 kilogram për hektarë.Ndërsa Qeveria edhe këtë vit është duke e subvencionuar fushatën me 25 për qind zbritje të çmimit të naftës.Kryetari i Komisionit Ministror për fushatën e korrje-shirjeve, Isuf Cikaqi, i ka thënë Radio Kosovës se, bazuar në raportet përfundimtare që vijnë nga drejtoritë komunale, deri më tani janë korrur më se 30 për qind e sipërfaqeve me grurë, ndërsa në fushatë janë të përshirë gjithsej 1558 kombajna.Në fillim të kësaj jave në një takim të përbashkët mes përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë me drejtoritë komunale të Bujqësisë, është propozuar që çmimi fiks për kombajnat, në fushatën e korrje-shirjeve, të jetë i njëjtë me atë të vitit të kaluar dhe atë 100 euro për hektar.Ministria e Bujqësisë po e mbështet këtë vit fushatë e korrje-shirjeve me subvencione të derivateve të naftës deri në shkallën 25 për qind të çmimit aktual në treg. Përkushtimin e Qeverisë për të përkrahur bujqësinë e ka konfirmuar edhe vet kryeministri, Hashim Thaçi, i cili të martën mori pjesë në hapjen e fushatës së korrje –shirjeve në fshatin Suhadoll të komunës së Lipjanit. Kryeministri Thaçi, tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë afër bujqve me mbështetjen maksimale.E, ministri, Blerand Stavileci, potencoi se këtë vit Ministria e Bujqësisë i ka subvencionuar 8664 fermerë, për gjithsej 36637.13 hektarë të mbjella me grurë. Sipas tij, shuma e përgjithshme që kanë përfituar bujqit është rreth 3.6 milionë euro, dhe për këtë arsye ka pasur edhe rritje të sipërfaqeve të mbjella me kulturën e grurit.Për ministrin e Bujqësisë angazhimi i bujqve është një detyrim më i madh për institucionet, që viteve të ardhshme të kujdesen edhe më tepër për ta.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













