Lajme
EULEX-i konfiskon një eskavator në Leshak
Eskavatori është përdorur për rrënimin e shtëpizave në pikën kufitare në Jarinje, por edhe për sulmin ndaj ushtarëve polakë të KFOR-it
EULEX-i ka konfiskuar një eskavator në Leshak që ishte përdorur nga serbët për djegien e pikës kufitare në Jarinje gjatë muajit të kaluar. Ky konfiskim është bërë në bazë të një urdhërese të prokurorisë së EULEX-it, që është duke u marrë me hetimet rreth sulmit në këtë pikë kufitare.
“Ky eskavator është përdorur për rrënimin e shtëpizave në pikën kufitare në Jarinje, por edhe për sulmin ndaj ushtarëve polakë të KFOR-it” , ka thënë për mediat serbe në veri zëdhënësi i KFOR-it Hans-Diter Vihter.
Ndërkohë dhjetëra qytetarë serbë të Leposaviqit kanë dalë në rrugë afër Leshakut për të bllokuar ushtarët e KFOR-it të cilët po tentojnë të bllokojnë të gjitha rrugët që po shfrytëzohen për kontrabandimin e mallrave nga Serbia.
Kryetari paralel i komunës së Leposaviqit, Branko Niniq ka thënë se njësitë e KFOR-it po tentojnë të okupojnë hapësirat e Ndërmarrjes pyjore ‘Serbijashuma’ në Leshak.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











