Lajme
EULEX-i fton për mosprovokim me targat

EULEX-i u ka bërë të hënën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çdo lloj “akti që mund të shihet si provokim” ndaj njëri-tjetrit.
Zyrtarë të EULEX-it thanë se të dyja palët duhet të ulin tensionet e krijuara rreth çështjes së targave të makinave.
Deklaratat e EULEX-it pasuan një vendim të ministrit në largim të Punëve të Brendshme në Kosovë, Bajram Rexhepi, për konfiskimin e të gjitha targave të makinave të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.
Zëdhënësja e misionit të BE-së për rendin dhe ligjin, Kristiina Herodes i tha BBC-së në shqip se të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që nxitin provokime.
“Ju bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo akt që mund të shihet si provokim. Çdo masë e re e ndërmarrë duhet të diskutohet dhe përgatitet dhe opinioni publik duhet të informohet me kohë përpara se të fillojë zbatimi”, tha Herodes.
Ditë më parë autoritetet serbe filluan lëshimin e targave të reja duke përfshirë edhe territorin e Kosovës që nxiti reagimin e autoriteteve në Prishtinë, të cilat e cilësuan vendimin si shkelje të sovranitetit të vendit.
Autoritetet serbe i kanë kërkuar misionit të EULEX-it që të ndërhyjë për të ndryshuar vendimin e ministrit të brendshëm Rexhepi për konfiskimin e targave të makinave.
E-Diaspora
-
Monika Ibishaj: Me pasion drejt majave të futbollit profesionist “Nuk ishte gjithmonë e lehtë. Duhej të provoja vazhdimisht se isha po aq e aftë, e...
-
Jehon kënga shqipe në Berlin
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit”
-
Gjermani: Zbulohet pllaka përkujtimore e qeverisë së Kosovës në ekzil
-
Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, shfaqet dokumentari “Kthimi në Kosovë” në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit” E gjithë shuma e tubuar nga ky turne do të investohet në ndërtimin e një shtëpie...
-
Masakra në Austri: Sulmuesi kishte planifikuar me imtësi sulmin në shkollë
-
Vjena do të rrisë çmimin e biletës vjetore të transportit, por për sa?
-
Austri: BE evidenton 52.2 miliardë cigare të pataksuara në 2024-ën
-
Ambasadori Fate Velaj dhe Albinot Bimbashi, vendosën lule në qytetin e Grazit, në nderim të viktimave