Kalendari
Edicioni i dytë i Panairit të librit në Kështjellë

Këtë vit Panairi i librit në Kështjellë mban edicionin e dytë më datën 10 dhe 11 qershor me një program të ngjeshur me aktivitete të ndryshme rreth librit.
Të pranishëm do të jenë më shumë se 50 autorë të të gjitha zhanreve nga Zvicra Romande. Nga qyteti i Neuchâtel-it do të jetë prezent autori i njohur, Nicolas Feuz, (autorë dhe prokurorë në të njëjtin qytet) nga Gjeneva ka konfirmuar prezencën autori më i mirënjohur i librave të zhanrit spiunazh, Mark Zellweger.
Aktivitete të ndryshme nuk do të mungojnë, konferencë me autorë, lexim të teksteve, shëtitje letrare rreth kështjellës dhe vreshtave, duke dëgjuar me podkast veprat të autorit të mirënjohur zviceran Friedrich Dürrenmatt.
Njëherësh nuk mungojnë as librat për fëmijë, por edhe aktivitete të ndryshme, si tregime të lexuara nga autore, ngjyrosje, vizatime me ilustruese si dhe lojëra të ndryshme.
Rue Vallier 5, 2088 Cressier NE
https://iliredition.com/salon-du-livre-au-ch-teau
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Qershor 2023
- Ora10:00
- LokacioniRue Vallier 5, 2088 Cressier NE
- Data e përfundimit11 Qershor 2023 - 17:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor