Lajme
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale, bëhu pjesë e Albanian Engineering of Switzerland.
Bëhu pjesë e një rrjeti me mbi 130 profesionistë shqiptarë në Zvicër, krijo kontakte të reja, shkëmbe përvoja dhe dije, zbulo mundësi bashkëpunimi dhe kontribuo në zhvillimin e komunitetit profesional shqiptar.
Albanian Engineering of Switzerland (AES) do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme më 12 shtator 2026 në Langenthal, BE, një ngjarje e rëndësishme për komunitetin e inxhinierëve dhe profesionistëve shqiptarë në Zvicër.
Asambleja do të shërbejë si një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi zhvillimet dhe arritjet e deritanishme të shoqatës, si dhe për të diskutuar të ardhmen, forcimin e strukturave dhe vizionin e AES për vitet në vijim.
Me mbi 130 anëtarë aktivë, Albanian Engineering of Switzerland është shndërruar në një rrjet të rëndësishëm profesional që bashkon inxhinierë arkitektë, profesionistë, studentë dhe ekspertë shqiptarë nga fusha të ndryshme të inxhinierisë, teknologjisë dhe shkencës në Zvicër.
Përmes aktiviteteve, eventeve profesionale, shkëmbimit të njohurive dhe mundësive për bashkëpunim, AES synon të krijojë ura të reja ndërmjet profesionistëve shqiptarë dhe të kontribuojë në zhvillimin e tyre profesional, si dhe në forcimin e lidhjeve me komunitetin akademik dhe ekonomik në mes vendeve tona shqipfoles dhe Zvicres
Asambleja e Përgjithshme e 12 shtatorit shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e shoqatës, duke vendosur bazat për një strukturë edhe më të fuqishme dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.
Bëhu pjesë e AES – bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër.
👉 Nëse jeton dhe vepron në Zvicër apliko për antarësim përmes linkut më poshtë:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Shtator 2026
- Ora14:00
- LokacioniLangenthal, BE
- Data e përfundimit12 Shtator 2026 - 21:00
Të ngjashme

Bëhu pjesë e elitës akademike shqiptare të inxhinierisë në Zvicër – Apliko tani!
- AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
- Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
- Dita e inxhinierëve, me inxhinierët shqiptarë të Zvicrës
- Inxhinierët shqiptarë bëhen me “çatinë” e tyre në Lozanë
- Inxhinierët shqiptarë në Zvicër në shërbim të vendlindjes
- Përfaqësuesit e Albanian Engineering of Switzerland vizitojnë nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë














