Lajme
Droni me flamur pushton mediet botërore
Ndërprerja e lojës Serbi-Shqipëri ka pushtuar titujt kryesorë të sektorit të sportit në mediat evropiane si dhe disa të tjera jashtë kontinentit, ku theksohet se si një dron me një mesazh politik ka ndërprerë lojën e futbollit
Reagimi i medieve është i përzier, ndërkohë që mediet më serioze nuk janë ndalur vetëm te “provokimi”, por kanë shkuar tutje, duke analizuar tërë ngjarjen dhe atmosferën para ndeshjes.
The New York Times është thelluar thellë, duke treguar se ndeshja realisht është ndërprerë nga dhuna, e jo nga fluturimi i Dronit. Ndeshja në Serbi shpërthen në dhunë e nxitur nga një dron, shkruan gazeta prestigjioze.
Orientimin e medieve te Droni dhe mesazhi në të u bë edhe nga udhëheqësit e futbollit botërorë, të cilët dënuan mesazhet politike gjatë lojës dhe pastaj edhe dhunën.
Sepp Blatter, i paraqitur si mik i Kosovës nga Federata e Futbollit e Kosovës, është ndier keq pas ngjarjeve, duke reaguar me një tituj, ku thotë se “Futbolli kurrë nuk duhet të përdoret për mesazhe politike. Dënoj fuqishëm dhunën e mbrëmshme”, ka shkruar Blatter.
Ndërsa kryetari i Federatës Evropiane të futbollit ka paraparë dënime edhe për Shqipërinë edhe për Serbinë.
”Di Welt” gjerman raporton duke dhënë informacione rreth banerit që ishte i lidhur në dronin që fluturoi mbi fushë: Pse një flamur i tillë kishte provokuar pezullimin e lojës mes Serbisë dhe Shqipërisë, pyet Die Welt-i gjerman, duke dhënë një sqarim në tekstin në vazhdim, me këtë është nxitur frika e vjetër dhe fantazitë për më shumë pushtet në Ballkan.
Gazeta është koncentruar në kontekst historik, edhe pse është pak e mundur që përkrahësit e Serbisë që kanë dalë në fushë kanë mundur të shohin se çka saktësisht shihet në baner apo kanë ndonjë njohuri historike për personalitetet aty.
Gazeta raporton për nacionalizmin ballkanik, njëkohësisht duke cituar përkrahësit e Serbisë me britmat e tyre “ubij, ubij shiptara”.
Këto fjalë që për mentalitetin evropian janë të papranueshme, kanë marrë edhe titullin e gazetës Tagesanzeiger, që gjithashtu edhe është titull jashtë narrativës së mediave të tjera.
“Kur loja më në fund filloi në stadiumin e Partizanit të Beogradit, atmosfera ishte aq tendosur saqë komentatori të duket se po raporton prej një zone lufte”, shkruan Tagesanzeiger.
Tifozët serbë kanë shprehur urrejtje të egër ndaj shqiptarëve, duke hedhur petarde dhe gjësende të forta në fushën e lojës, si dhe një flamur i NATO-s është djegur.
“Vrisni shqiptarët”, ishte brohoritja e vazhdueshme në stadium deri në minutën e 42-të të pjesës së parë, kur në qiellin e Beogradit u shfaq një fluturake pa pilot me një flamur, që nga serbët ishte si një provokim i madh, shkruan më tutje gazeta.
Gazetat frankofone të Zvicrës nuk janë marrë shumë me incidentin.
Titujt e raportimit të medieve janë zëvendësuar me titujt e rinj, të cilët diskutojnë për dënimet të cilat do t’i jepen Shqipërisë dhe Serbisë, siç edhe ka thënë Platini.
E-Diaspora
-
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare Politikani i Gjelbër me origjinë turke, i martuar me një juriste shqiptare, shkruan histori në një... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











