Lajme
Disa të akuzuar për raportin e Martyt
Dhjetë deri në njëzet pjesëtarë të UÇK-së pritet që të jenë të akuzuar në tri akuza që do të ngritën menjëherë pasi që të jetë funksionalizuar Gjykata Speciale për krime lufte
Kryeprokurori amerikan, Clint Williamson është në përfundim të hetimeve nga pretendimet e raportit të Dik Martyt, dhe sipas burimeve kosovare, ai nuk gjetur ndonjë rast se në Kosovë ka pasur trafikim organesh gjatë luftës së fundit. Megjithatë rreth 20 eprorë të UÇK-së mund të përballën me gjykatën speciale për krime lufte.
Siç raportojnë mediet në Prishtinë, disa eprorë dhe ushtarë të UÇK-së nga zona e Drenicës dhe Dukagjinit, që kanë operuar në Rahovec do të përballen prej janarit të vitit të ardhshëm me disa akuza që do të ngritën nga Task Forca Speciale e Hetimeve dhe që do të trajtohen nga Gjykata Speciale për Krime Lufte.
Këto raste nuk kanë të bënë me trafikim organesh, pasi që, Willimasen ka vërtetuar se nuk ka pasur trafikim organesh, ashtu siç ka pretenduar në raportin e tij senatori zviceran, Dick Marty. Megjithatë, gjatë hetimeve, janë gjetur prova për disa krime të kryera nga ish pjesëtarët e kësaj guerile menjëherë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-së.
Dhjetë deri në njëzet pjesëtarë të UÇK-së pritet që të jenë të akuzuar në tri akuza që do të ngritën menjëherë pasi që të jetë funksionalizuar Gjykata Speciale
Hetimet, siç raporton Tribuna, ndërkaq kanë rezultuar se nuk ka prova për të dëshmuar dyshimin më të rëndë që kishte bërë në një raport për Këshillin e Evropës dhe kësisoj do të hidhet poshtë “drama e shtëpisë së verdhë” që ka ndjekur për vite të tëra imazhin e Kosovës dhe luftës çlirimtare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













