Lajme
Dialogu Kosovë- Serbi çelësi i qeverisë së re
Dialogu me Serbinë pritet të jetë çështja jetike për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës
Këtë javë pritet certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 8 qershorit dhe pas marrjes së këshillës juridike nga Gjykatat Kushtetuese pritet që presidentja Jahjaga të caktojë mandatarin për formimin e qeverisë së re
Partitë politike në Kosovë, prezenca ndërkombëtare dhe komuniteti serb janë përfshirë në një debat të gjerë sa i përket kushtëzimit të vazhdimit të dialogut me Serbinë për formimin e qeverisë së re.
Burime të albinfo.ch kanë thënë se Ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj, po lobon në vendet perëndimore kundër koalicionit LDK-AAK-Nisma, me arsyetimin se ky koalicion qeverisës nëse arrin të formohet në Kuvend do t’i bllokojë bisedimet me Serbinë dhe për rrjedhojë edhe procesin e integrimeve evropiane.
Burimi i cili nuk deshi të identifikohej, ka thënë se pas lobimit të Hoxhajt, kanë pasuar takimet e ambasadorëve me përfaqësuesit e partive politike, por gjatë javës kemi pas edhe vizita të zyrtarëve të lartë nga Gjermania dhe Britania e Madhe.
Në këtë kuadër, Zëvendëskryeministrja në detyrë, Edita Tahiri ka thënë se Certifikimi i rezultateve për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit që u zhvilluan në Kosovë është i rëndësishëm jo vetëm për partitë politike dhe formimin e institucioneve të reja të Kosovës, por ai ndikon edhe në marrëveshjet e arritura mes Kosovë dhe Serbisë.
Tahiri që është deputete e rizgjedhur e PDK-së, po synon që të shtojë presionin ndërkombëtar kundër koalicionit të opozitës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi. Ai ka thënë në një intervistë për politiko.net se opozita e cila do ta krijojë
Qeverinë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, nuk do të jetë kundër dialogut me Serbinë.
“Ne nuk jemi kundër dialogut. Ne jemi për dialog. Është edhe interes i Kosovës edhe i rajonit që problemet ekzistuese të zgjidhen me dialog. Pastaj, cila do të jetë mënyra e dialogut, mendoj se është një çështje krejt tjetër”, ka thënë Krasniqi.
Sa u përket kushteve të Vetëvendosjes për kushtëzimin e mbështetjes së qeverisë me ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, Krasniqi ka thënë se as koalicioni e as Qeveria nuk duhet të lidhen me asnjë kushtëzim.
“Mendoj se askush nuk duhet të jetë sot kundër dialogut. Pse me qenë kundër dialogut, kur çështjet duhet të shtrohen dhe pala shqiptare duhet të ketë të qartë çka duhet të bisedojë dhe cili është interesi.Ne jemi të bindur se interesi ynë dhe i gjithë rajonit është për t’i normalizuar marrëdhëniet me të gjitha vendet fqinje, përfshirë edhe Serbinë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se koalicioni i ri i opozitës nuk do t’i prish marrëdhëniet e mira të Kosovës me botën.
Një ditë më parë kryetari i Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaruar se koalicioni i opozitës, me mandatar Ramush Haradinajn, duhet të ndërpresë bisedimet me Serbinë nëse dëshiron votat e deputetëve të këtij subjekti politik, për qeverinë e re.
Kurti ka thënë se qeveria e re duhet ta dërgojë Marrëveshjen e 19 Prillit Kosovë-Serbi në Komisionin e Venecias, sepse atë e ka quajtur raciste, për faktin se thotë që komandanti i policisë në veri duhet të jetë vetëm serb.
Ndërkohë zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë takimit me ambasadoren e Belgjikës në Kosovë, ka deklaruar PDK po pret certifikimin e rezultateve për të krijuar qeverinë Thaçi 3.
Gjatë kësaj jave pritet të bëhet certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe më pas pritet që në bazë të këshillës juridike nga Gjykata Kushtetuese Presidentja Jahjaga të caktojë mandatarin për formimin e qeverisë së re.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












