Lajme
Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 1,5 miliard euro
Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë, të publikuara nga Enti i Statistikave, tregojnë se deficiti tregtar për muajin tetor ka arritur në 167.8 milionë euro. Deficiti tregtar i Kosovës, në dhjetëmujorin e këtij viti, ka arritur në 1 miliard e 500 milionë euro, nga 1 miliard e 333 milionë euro sa ishte në shtator.
Gjatë muajit tetor ka pasur edhe rritje të eksporteve të Kosovës. Ato kanë arritur shifrën e 28.3 milionë eurove, që janë 3.2 milionë euro më shumë se muaji paraprak dhe 46.2 për qind më shumë se muaji tetor i vitit 2009. Ndërsa, importi për muajin e dhjetë të vitit ka arritur në 196.1 milionë euro, apo 4.8 për qind më shumë krahasuar me tetorin e vitit 2009.
Metalet bazë dhe artikujt prej tyre mbeten grupi kryesor i eksportit të Kosovës me 63.3 për qind të të totalin të tyre për muajin tetor. Kurse eksporti i produkteve minerare ka shënuar një rritje të lehtë, nga 16.3 për qind sa ishin në muajin shtator, në 17.1 për qind në muajin tetor.
Eksporti i produkteve bimore gjatë muajit tetor ka qenë në nivel prej 4.2 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani kanë qenë në nivel 3.3 për qind.
Tekstil dhe artikuj tekstili janë eksportuar në nivel të totalit prej 3 për qind, kurse 2.8 për qind është eksportuar plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre.
Sipas të dhënave të ESK-së, grupi kryesor i importit janë produktet minerale me 19.6 për qind, pasojnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 14.1 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 10.6 për qind, metale bazë dhe artikuj prej tyre me 9.1 për qind, produkte të industrisë kimike me 7.9 për qind dhe mjetet e transporti me 6 për qind. Përqindja më e madhe e eksportit në muajin shtator ishte në drejtim të Italisë (24 për qind).
Prodhimet kosovare janë eksportuar edhe në Maqedoni (9.6 për qind), Shqipëri (8.7 për qind), Zvicër (6.6 për qind) etj.Ndërsa, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga Maqedonia (13.9%), Gjermania (13.5%), Serbia (13.2%), Turqia (7.8%), Kina (6.8%) etj.
Bashkimi Evropian merr pjesë në eksportin e vendit tonë me 38 për qind, kurse në import me 39.1 për qind.Bilanci tregtar ose diferenca në mes eksportit dhe importit është një prej komponentëve kyç në rritjen ekonomike.
Ekspertët kanë theksuar se niveli i lartë i deficitit dëmton ekonominë vendëse, pasi bëhet eksporti i parasë së gatshme, i cili bën që të ulet likuiditeti i ekonomisë vendëse dhe të ketë mungesë të parasë së gatshme dhe kjo dëmton procesin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Stimulimi i investimeve të jashtme dhe i prodhimtarisë vendëse shihen si dy alternativa për uljen e deficitit tregtar.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












