Lajme
Countryman i kërkoi Thaçit të formojë qeveri të pastër
Funksionimi i Kosovës si shtet varet vetëm nga ajo se si do të punojnë qeveria dhe institucionet e Kosovës, ka thënë Countryman
Qeveria e SHBA-së krenohet se gjatë këtyre tri viteve të pavarësisë së Kosovës, është bërë zhvillimi i shpejtë ekonomik e politik në Kosovë, por duhet bërë edhe më shumë në vitet në vijim, ndërsa qeveria e re duhet të jetë qeveri e pastër dhe kredibile. Ky ka qenë mesazhi i zëvendësndihmësit të sekretari amerikan të Shtetit për Evropë dhe Azi, Thomas Countryman gjatë takimit që pati sot në Prishtinë me kryeministrin në largim të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Hera e fundit që kam qenë në Kosovë, ka qenë në ditën e fundit të zgjedhjeve, gjegjësisht më 12 dhjetor, dhe më vjen mirë që jam kthyer prapë në prag të formimit të qeverisë së re. Qeveria e SHBA-ve krenohet se gjatë këtyre tri viteve të pavarësisë së Kosovës, është bërë zhvillim i shpejtë ekonomik e politik në Kosovë”, ka thënë Countryman.
Sipas tij, funksionimi i Kosovës si shtet nuk varet nga asnjë proces tjetër, pos nga ajo se si do të punojnë qeveria dhe institucionet e Kosovës.
Lidhur me formimin e institucioneve, Countryman ka thënë se nuk ka biseduar me Thaçin për emrat që do ta përbejnë qeverinë e re. Ai nuk ka dashur të komentojë kalkulimet politike që po bëhen dhe as mundësinë që Behgjet Pacolli të bëhet president.
Ndërsa për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Countryman ka thënë se këto duhet të jenë bisedime për një numër të madh të madh çështjeve teknike. “Këto nuk janë negociata, në kuptimin e zanafillës së kësaj fjale. Roli i SHBA-ve është mbështetës. Ne do t’i ndihmojmë të gjitha palët e përfshira në këto negociata”.
Ndërsa kryeministri në largim dhe pretendenti për formuar qeverinë e re – Hashim Thaçi, është zotuar se qeveria e ardhshme do ta ketë prioritet shtetin e Kosovës mbi interesat partiake, grupore dhe individuale. Ai ka thënë se dialogu me Serbinë nuk përcakton zhvillimin dhe as njohjet për Kosovën, dhe se një gjë e tillë varet nga zhvillimet e brendshme politike dhe ekonomike në Kosovë.
Sipas Thaçit, pjesë e koalicionit do të jenë PDK-AKR-Lista Ibrahim Rugova dhe komunitetet.
Zyrtari i lartë amerikan e pat paralajmëruar vizitën në Kosovë për të mërkurën, por e anuloi për shkaqe teknike. Të mërkurën ai qëndroi në Tiranë, ndërsa të enjten në Shkup.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












